Manovër dhe zhurmë korridoresh për një takim Truump-Putin në Serbi

Postuar në 14 Janar, 2025 17:01

Presidenti serb, Aleksander Vucic, ka tentuar një lëvizje të fundit lobuese për Serbinë, pas sanksioneve amerikane ndaj kompanisë së naftës, NIS. Ai ka propozuar që Serbia të presë një takim mes Putin dhe Trump, ide që do të vendoste vendin dhe qeverinë e tij në një dritë të re vlerësimi nga fuqitë kryesore në Europë. Lidhur me këtë temë është prononcuar edhe ambasadori amerikan në Beograd, Chris Hill, sipas të cilit ideja do të konsiderohet në Ushanigton.

Hill u shpreh gjatë një pritjeje të organizuar nga ministri i Jashtëm serb, Marko Djuric dhe ka thënë tekstualisht se:

Nuk ka dëgjuar ndonjë gjë nga Uashingtoni, por duhet ta them: sa herë Presidenti Vucic ka mendime për ndonjë çështje, ajo konsiderohet me shumë kujdes

Ndërkohë sot raportohet se Vucic ka takuar edhe ambasadorin rus në Beograd. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.