Skenari gjerman i ndarjes së Ukrainës, nuk funksionon
Kremlini përjashton zbatimin e njê skenari gjerman në Ukrainë. Skenari supozon ndarjen e vendit në linja demarkacioni në modelin e dy Gjermanive, por për zv.kreun e Këshillit të Sigurisë në Rusi, Dmitry Medvedev, kjo zgjidhje është tërësisht jorealiste.
Do të doja të nënvizoja të ashtuquajturin skenar gjerman që ka ridalë në sipërfaqe. Sugjeron se një Ukrainë e fragmentuar do të shëmbëllente me një lloj Gjermanie Federale dhe Denokratike, sigurisht ku rolin në Federalen do ta kishte Kievi i Banderas dhe Demokratikja janë territoret ruse që i kthehen Rusisë. Ky skenar është rishfaqur për arsye të qarta, ndonëse nuk ka ndonjë shans për sukses. Shpjegimi është i thjeshtë: lehtëson pajtimin e lidershipit jolegjitim të Kievit me neonazistët më ekstremë
citohet Medvedev.
Ai ka shtuar se e vetmja zgjidhje është bashkimi i Ukrainës me Rusinë.
Add new comment