Slideri Kryesor
Shpresa te Trump për asgjësimin e SPAK-ut
Një nga urdhrat ekzekutivë të firmosur nga presidenti Trump është pezullimi i menjëhershëm i të gjitha fondeve dhe projekteve të SHBA-ve në vende të tjera të botës.
Këtu përfshihet asistenca teknike që është dhënë për SPAK, për reformën në drejtësi në Shqipëri, për BKH, të gjitha projektet e USAID-it, të gjitha projektet e Ambasadës Amerikane
Kështu është shprehur Edi Harxhi, berishiane e të gjitha orëve në një intervistë për një televizion.
Protesta në Sllovaki. Fico flet për grusht shteti dhe nuk përjashton daljen nga BE
Mjaftoi një vizitë në Moskë dhe një ankesë për ndërprerjen e furnizimit me gaz nga Ukraina që në Sllovaki të përcillen lajmet për protesta.
Skenari është tashmë sipas manuali: mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Robert Fico, protesta dhe Fico që akuzkn se çdo gjë është orkestruar nga jashtë. Serbia 2.0.
Prova juridike e kombësisë: Nuk jam minoritar, pra jam Shqiptar!
Siç kemi shkruar edhe këtu në ResPublica, më datën 26 dhjetor, qeveria shqiptare ka miratuar një vendim që mundëson regjistrimin e shtetasve shqiptarë që u përkasin pakicave kombëtare. Tani ky nuk është problem në vetvete, por vjen e bëhet i tillë sepse evidentimi i kombësisë u mohohet shqiptarëve.
Ndëshkim apo Drejtësi? Një provokim që nuk kompekson më askënd
Në një diskutim në studion e Euro News në Tiranë, Ylli Manjani, shprehej ndër të tjera se sot njerëzit në Shqipëri kanë më shumë interes për ndëshkim sesa për drejtësi. Për ta ilustruar z. Manjani sillte një shembull në cilësinë e avokatit nga një seancë gjyqësore. Padyshim që kjo ndjesi ekziston dhe është dominuese. Por sa kompromenton kuptimin e njërës fjalë apo term, tjetra kur vjen pun ate trajtimi i një figure të politikës?
Britania po mendon se çfarë do dhe sesi
Britania e Madhe nuk përjashton një lloj ribashkimi tregtar dhe doganor me Bashkimin Europian, vetëm disa vjet pas referendumit krenar për daljen e ishullit nga Unioni. Kjo rezulton të paktën nga ajo ccfarë po flitet pas Davosit, edhe pse anglisht-anglisht Londra ka bërë të qartë se nuk bëhet fjalë për një gjë të tillë. BBC-ja citon kreun e ri të tregtisë në Bashkimin Europian, Maros Sefcovic, që u shpreh "i hapur për një Konventë Pan-Euro-Mesdhetare si pjesë e një rregullimi post-BREXIT”.
Edhe Bjellorusia e destabilizon BE-në
“Politico”raporton së fundmi me një titull sensancional për një plan të Bjellorusisë për të minuara Bashkimin Europian. Plani konsiston në lehtësimin e kalimit të iigrantëve të huaj drejt BE-së bnë mënyrë që të tematizohet një problem serioz duke mos marrë dot zgjidhje.
Michael Bloomberg financon pjesën e SHBA në Marrëveshjen e Klimës
Vendimi i Donald Trump për të nxjerrë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, ka gjeneruar një reagim të pazakontë që dëshmon se presidenti i ri ka ndarë brenda vendit edhe për një çështje si klima.
Qeveria britanike shkarkon kreun e agjencisë anti-trust: Ka shumë mbi-rregullim
Qeveria britanike ka shkarkuar në mënyrë të papritur kreun e entit antitrust, duke e zëvendësuar atë me një ish-punonjës të kompanive të teknologjisë. Vendimi është marrë nga ministri i Financave(Chancellor of the Exchequer) nën argumentimin se:
Rregullatorët duhet të marrin vendime pro biznesit
Ai kuptoi se duhet të ikte tashmë dhe të hapte rrugën për dikë që ndan misionin dhe drejtimin strategjik të kësaj qeverie
Epoka e Artë e Amerikës*
Nisur nga reagimet e shumta dhe përmbajtja radikaslisht e ndryshme nga fjalimet e presidentëve të tjerë të SHBA, po sjellim këtu Fjalimin e inaugurimit të Presidentit të 47-t të SHBA, Donald J. Trump, sjellë në shqip nga kolegu Ilir Sinanaj të cilin e falenderojmë. Titulli shqip është i ResPublica.
***
Donald J. Trump - President i 47-t i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Shumë faleminderit të gjithëve! Shumë, shumë faleminderit.
’Jo’ e parë ndaj Trump, Kremlini: Nuk na duhet epoka e artë e SHBA, por bota si një vend më i mirë
Ndonëse është spekulluar shumë për miqësinë apo mirëkuptimin Trump-Putin, fjalimi inaugurues i presidentit të ri amerikan ka rrëzuar çdo dyshim. Kremlini nuk bie dakord dhe ndahet në vizionin e Trump për Epokën e Artë të ShBA. Ish-presidenti rus, zv.kryetari aktual i Këshillit të Sigurisë, Dmitry Mededev, ka përcjellë kontestimin rus për vizionin e Trump, duke kujtuar theksin te multipolariteti që Putin dhe Xi Jinping vunë në diskutimin e fundit. medvedev e ka cilësuar argëtues fjalimin e Trump, për të shtuar se: