Slideri Kryesor

Koncesioni i dializës, Tritan Shehu: “Do ta anullojmë. Edhe çmimi prej 80€/procedurë dialize në privat, është më i lartë nga i mundshmi”

Postuar në 02 Gusht, 2015 13:29

Tritan Shehu, ish-ministër i Shëndetësisë, i është rikthyer sot çështjes së koncesionit të shërbimit të dializës, që mendon të realizojë qeveria. Shehu shkruan se PD-ja nuk është kundër marrëdhënieve privat-publik edhe në sektorin e Shëndetësi, kundërshton mënyrën si po veprohet. “Kundërshtojmë: a- Politikat e gabuara qeverisese, qe nepermjet ketij koncesioni (kjo dhe per koncesionet e tjera), kerkojne t'i japin nje operatori te vetem privat sektore te tere te shendetesise ne nivel vendi.

Shënim: Siguria e plazheve në pikëpyetje, pushuesit të trembur nga vjedhjet

Postuar në 02 Gusht, 2015 10:28

Në periudhën më të nxehtë të sezonit turistik, korrik e gusht padyshim, vazhdojmë të surprizohemi nga e keqja. Pikërisht në ditët kur plazhet janë të mbipopulluara jo vetëm me vendas por edhe me pushues të huaj, qetësinë e prishin vjedhësit e rrugës. E kam fjalën për ata që janë të pakualifikuar sepse mjeshtrat qëndrojnë pas kompjuterave në zyra me kondicionerë. Ky problem haset rëndom, sidomos në bregdetin e Durrësit. Rastet të lënë pa fjalë. E dhimbshme, por e vërtetë. Hajdutë të moshave të ndryshme, që nga të rinj e deri “adultë” siç përdoret në psikologji për të rriturit.

Vëzhguesit vendorë raport për zgjedhjet 2015: Financimi i fushatës shumë i kushtueshëm e jo transparent, KQZ përgjegjëse

Postuar në 02 Gusht, 2015 10:02

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka publikuar një raport ku theksohet se fushatat zgjedhore të subjekteve kryesorë politikë janë cilësuar si tepër të kushtueshme, krahasimisht me realitetin ekonomik që kalon Shqipëria. Ndërkohë që në të gjitha rastet theksohet se financimet janë shoqëruar me pikëpyetje dhe kritika në lidhje me ligjshmërinë e burimeve. Për krijimin e kësaj situate me përgjegjësi ngarkohet Komisioni Qendror Zgjedhor.

Raporti i SHKB për korrupsionin në polici: Për 6 muaj 28 policë të arrestuar, 125 efektivë hetohen në gjendje të lirë

Postuar në 02 Gusht, 2015 09:38

Për gjashtë muajt e parë të këtij viti, janë arrestuar 28 efektivë policie, për të cilët është dhënë edhe masa disiplinore “përjashtim nga radhët e Policisë së Shtetit”, raporton “Gazeta Shqiptare” Të dhënat janë publikuar në raportin “Për punën dhe performancën e shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesat për periudhën Janar­Qershor 2015”, të cilin “Gazeta Shqiptare” e publikon sot. Raporti thekson se gjatë këtij 6­mujori, janë 125 efektivë policie të cilët vazhdojnë të hetohen në gjendje të lirë.

Videolajm/Ja kush pushon në rezidencën qeveritare në Dhërmi, që iu refuzua Presidentit

Postuar në 02 Gusht, 2015 00:09

Parathuhet fituesi i tenderit 61 milionë euro për shërbimin e dializës. Flitet për kompaninë e Bujar Gazhelit, mikut të kryeministrit Rama sipas opozitës. Beqaj: Do kemi garë ndërkombëtare

Postuar në 01 Gusht, 2015 22:42

Dy ditë para tenderit për Shërbimin e Dailizës sipas formës së konçesionit Partneritet Publik Privat, opozita ka folur për fituesin që sipas saj është i paracaktuar dhe është mik i drejtëpërdrejtë i kryeministrit Edi Rama.

"TEC Vlora", 100 milionë euro për të mbetur jashtë pune. Bllokimi i garancisë 20 milionë euro nga shteti shqiptar, humbja e arbitrimit, gjyqi në arbitrazh ndërkombëtar dhe një prokurim tjetër për të rregulluar një defekt që zgjat 4 vjet

Postuar në 20 Shkurt, 2015 11:53

Para tri ditësh, drejtori i Korporatës Energjetike Shqiptare, Agron Hetoja, ishte i pranishëm në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, ku u pyet nga deputetët edhe për faktin se përse ende nuk është vënë në punë Termocentrali i Vlorës. Hetoja u përgjigj se “po bëhet një studim për të mundësuar funksionimin e këtij investimi përmes përdorimit të gazit”( http://www.top-channel.tv/mobile/artikull.php?id=293386).

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor