Vëzhguesit vendorë raport për zgjedhjet 2015: Financimi i fushatës shumë i kushtueshëm e jo transparent, KQZ përgjegjëse

Postuar në 02 Gusht, 2015 10:02

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka publikuar një raport ku theksohet se fushatat zgjedhore të subjekteve kryesorë politikë janë cilësuar si tepër të kushtueshme, krahasimisht me realitetin ekonomik që kalon Shqipëria. Ndërkohë që në të gjitha rastet theksohet se financimet janë shoqëruar me pikëpyetje dhe kritika në lidhje me ligjshmërinë e burimeve. Për krijimin e kësaj situate me përgjegjësi ngarkohet Komisioni Qendror Zgjedhor. Në raport vihet në dukje se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve edhe pse konstaton shkelje nuk ndërmerr asnjë masë ndëshkimore dhe vazhdon të qëndrojë inaktiv duke i vlerësuar përfundimet e raporteve si pa vërejtje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.