Slideri Kryesor

Asfiksohet buxheti, qeveria “ndalon” shpenzimet, më pak ndihmë ekonomike edhe pagesa për papunësinë

Postuar në 04 Gusht, 2015 07:30

Fushatë kursimesh për qeverinë. Nën presionin e grumbullimit të dobët te të ardhurave qeveria po synon të mbajë nën kontroll shpenzimet buxhetore, kur shihet se, në fund të 6-mujorit nuk janë realizuar 26% e shpenzimeve të planifikuara. Sipas “Monitor” edhe në raport me faktin e 6-mujorit të parë të vitit 2014, shpenzimet buxhetore ishin 10% më të ulta në janar-qershor. Kursimet më të mëdha mësohet të jenë bërë në shpenzimet korrente, të cilat në vlera neto janë 10 miliardë lekë më të ulta se, plani i periudhës ose 6% më pak dhe 2.3% më të larta se, e njëjta periudhë e një viti më parë.

Tragjedi në Maqedoni, shirat dhe rrëshqitjet e dherave marrin 4 jetë në fshatin shqiptar. Dyshohet për më shumë viktima

Postuar në 03 Gusht, 2015 23:46

Kanë shkaktuar tragjedi shirat që priteshin si shpëtim prej ditësh. Paraditja përmbyti kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, por pasditja solli pasoja shumë më të rënda në Maqedoni, ku Tetova e sidomos fshati Shipkovicë është në gjendje emergjence. Shtypi maqedonas me të dhënat e deritanishme flet për 4 të vdekur në kët fshat, dy të moshuar dhe dy vajza të moshave 14 dhe 17 vjeçe. Ata i ka zënë një masiv i madh shkëmbor në shtëpi, për shkak të rrëshqitjeve të provokuara nga reshjet e dendura.

Dhoma Britanike e Tregtisë: Fushata ndaj biznesit në shtator, pa vlerë. Duhen kushte të barabarta për të gjithë

Postuar në 03 Gusht, 2015 23:35

Për Dhomën Britanike e Tregtisë, aksioni ndaj informalitetit në biznes që pritet të fillojë qeveria pas pushimeve, është një gjest pa shumë vlerë. Siç raporton ABC News, përfaqësuesit e komunitetit të biznesit, të cilët prej kohësh kërkojnë të luftohet informaliteti, mendojnë se kjo nuk mund të realizohet me aksione. Për këtë arsye Dhoma Britanike mendon se qeveria është ende në kohë të rishikojë paketën fiskale.

Tre jugorët që po “i hapin probleme” Lulzim Bashës në PD. Dhe një këshillë nga “brenda”: “Edhe Papa flet më shumë se Basha”

Postuar në 03 Gusht, 2015 22:46

Çim Peka shkruan sot në faqen “Syri.net” një opinion mbi zhvillimet në Partinë Demokratike. Peka është një njohës i mirë i realiteteve brenda PD-së duke mos neglizhuar për asnjë çast edhe dallimet më të vogla që konstruktojnë relievet e thepisura të një partie si PD. Kësaj radhe Peka e ka me Lulzim Bashën, me heshtjen e tij të zgjatur, që ngjan si një lloj memecërie politike përkundrejt një elektorati që ka uri të mbahet i angazhuar. Mirëpo nëse kjo e Bashës është një handikap si shumë të tjerë që i mvishen atij si politikan pa identitet të qartë, paralajmërimi i Pekës ngjan i pazakontë.

Qeveria e mbyll me minus bilancin e të ardhurave për 6-mujorin. 12 tregues poshtë planit të parashikuar

Postuar në 03 Gusht, 2015 20:57

Të paktën 12 zëra rezultojnë me minus në treguesit fiskalë të buxhetit për periudhën Janar-Qershor 2015 sipas të dhënave të publikuara nga vetë Ministria e Financave. Të ardhurat nga Doganat, Të ardhurat Tatimore, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, Akciza, Tatimi mbi të Ardhurat Personale, Taksa Doganore, të ardhurat nga Pushteti Vendor, Taksa mbi Biznesin e Vogël, Taksat Lokale dhe Tarifat e Shërbimeve dhe të tjera rezultojnë poshtë planit të parashikuar nga qeveria për 6-mujorin me -4.5 për qind.

Prishtinë, Kuvendi voton pro krijimit të Gjykatës Speciale për krimet e luftës

Postuar në 03 Gusht, 2015 20:51

Janë votuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, ndryshimet kushtetuese që hapin rrugë në krijimin e Gjykatës Speciale. Siç njofton Express, me 82 vota deputetët e Kuvendit të Kosovës i thanë Po krijimit të Gjykatës Speciale duke miratuar ndryshimet kushtetuese, kundër të cilave ishin vetëm 5 vota dhe 1 abstenim. Opozita nuk ka votuar, duke hequr kartelat e tyre në momentin e votimit. Ndërkaq, janë evidentuar edhe ata deputetë që megjithëse ishin kundër më herët, kanë ndryshuar qëndrim këtë herë duke votuar pro.

E turpshme, 22 milionë euro investim në bujqësi, dy qeveri shqiptare sjellin vërdallë investitorët

Postuar në 03 Gusht, 2015 19:18

Investigim.al është marrë me kalvarin e një kompanie norvegjeze, “Frupor”, konkretisht degën e saj Farm Albania, që prej 7 vitesh kërkon të ngrejë një një fermë të madhe në Komunën Topojë të Fierit. Investimi kapte shifrën e 22 milionë eurove dhe do të punësoheshin mbi 1300 persona. Pavarësisht planit të detajuar të investimeve, norvegjezët u eleminuan pas 7 vitesh zvarritje nga një kompani e cila nuk publikoi asnjë projekt.

Ndotje alarmante në Tiranë. ISHP klasifikon trafikun rrugor, aktivitetin e ndërtimit dhe pirgjet me mbeturinat

Postuar në 03 Gusht, 2015 19:17

Tirana klasifikohet si një nga kryeqytetet më të ndotura në Evrope. “Vizion Plus” ka trasmetuar një kronikë me këtë temë gjatë edicionit informativ ku mes të tjerave thotë sipas raportit të publikuar nga Instituti i Shëndetit Publik, rezulton se ajri në Tiranë disa herë me i ndotur se sa normat e Bashkimit Europian. ISHP klasifikon si burimin kryesor të ndotjes trafikun rrugor, të cilit i shtohet edhe aktiviteti i ndërtimit dhe ngrohja e banesave. Ndotësit e krijuar nga trafiku përfshijnë hidrokarburet, oksidet e azotit, lëndën e grimcuar dhe monoksidin e karbonit.

Shënim: Formula qesharake “Pa dallim bindjesh” dhe “bindjet politike të mësuesve”

Postuar në 03 Gusht, 2015 17:34

Edhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, u betua në ceremoninë e marrjes së mandatit të ri, duke theksuar se do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallim bindjesh politike. Më parë e dha këtë mesazh Veliaj në Tiranë e të tjerët gjetkë. A duhet vërtet theksuar kjo? A nuk është e padiskutueshme që bashkia do t’u shërbejë të gjithëve, e po kështu qeveria në rang kombëtar? Por fakti që kjo formulë duhet theksuar patjetër publikisht, tregon se në realitet ndodh e kundërta.

"Shell” dhe “Navitas” fitojnë koncesionin për blloqet hidrokarbure të Dumresë dhe bllokut nr. 4

Postuar në 03 Gusht, 2015 16:32

Shqipëria është në prag të nënshkrimit të dy marrëveshjeve hidrokarbure. Bëhet fjalë për dy blloqe, bllokun nr. 4 mes Sarandës dhe Gjirokastrës si she bllokun e Dumresë. Kompanitë që kanë fituar të drejtat e koncesionit janë “Shell” dhe izraelitja “Navitas Petroleum Limited”. Kompania e parë është ndër më të mëdhatë në botë, kurse e dyta ka një kapital prej 5 miliardë dollarë. Këto kompani janë përzgjedhur nga AKBN-ja, kurse marrëveshjet somtë negociohen nga një geup pune i ngritur nga Ministria e Energjisë.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor