Tragjedi në Maqedoni, shirat dhe rrëshqitjet e dherave marrin 4 jetë në fshatin shqiptar. Dyshohet për më shumë viktima
Kanë shkaktuar tragjedi shirat që priteshin si shpëtim prej ditësh. Paraditja përmbyti kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, por pasditja solli pasoja shumë më të rënda në Maqedoni, ku Tetova e sidomos fshati Shipkovicë është në gjendje emergjence. Shtypi maqedonas me të dhënat e deritanishme flet për 4 të vdekur në kët fshat, dy të moshuar dhe dy vajza të moshave 14 dhe 17 vjeçe. Ata i ka zënë një masiv i madh shkëmbor në shtëpi, për shkak të rrëshqitjeve të provokuara nga reshjet e dendura. Megjithatë situata është ende e paqartë, pasi disa prej mediave maqedonase raportojnë se numri i viktimave nga moti i keq është shumë më i lartë. Banorët e Shipkovicës apelojnë të ndërhyhet me helikopterë, pasi shumë prej familjarëve të tyre janë zhdukur ose kanë mbetur të bllokuar.
Add new comment