Slideri Kryesor
Sejko i jep një dorë qeverisë: Kalimtare luhatjet në ekonomi
Dalja jashtë objektivit e të ardhurave në tatime e dogana por dhe mosrealizimi i shpenzimeve për Bankën e Shqipërisë është një periudhë kalimtare. Kështu e kondsideroi guvernatori Genti Sejko situatën ekonomiko financiare që po kalon vendi, duke i dhënë një dorë qeverisë që ndodhet përballë kritikave për kritikave për zgjedhjet e gabuara në politikat fiskale.
Plani i qeverisë për rritje vetëm 2% të pensioneve
Qeveria shqiptare parashikon që për periudhën 2016 – 2018 të rrisë pagat dhe pensionet. “Vizion Plus” raporton se më datën 22 korrik, Këshilli i Ministrave ka miratuar një dokument sipas të cilit në planin buxhetor afatmesëm parashikohet rritje pensionesh me 2.% në vit. Synimi është që për disa vite pensioni të jetë mbi 165 mijë lekë të vjetra, ose sa 75% e pagës minimale. Për pagat mendohet që të vihet në dispozicion 15 milionë dollarë, teksa për pronat parshikohet ulje.
Mazhoranca nuk sakrifikon reformën në drejtësi
Kryetari i Komisionit te Reformes ne Drejtesi, Fatmir Xhafaj u shpreh sot se nuk mund të mendohet një reformë pa opozitën, por sipas tij kjo reformë e nisur tashmë nuk mund të sakrifikohet për konsensusin politik në vend. “Konsensusi është i nevojshëm kur i shërben reformës, por jo reforma të sakrifikohet për konsensusin. Ne e kemi pritur opozitën, kemi dialoguar, kemi reflektuar edhe mbi kërkesa të opozitës. Vetëm për ti dhënë mundësi opozitës, dhe jo vetëm asaj, që kushdo të jetë pjesë dhe kontributor i kësaj reforme”, deklaroi Xhafaj.
Kombëtarja shqiptare 14 vende më lart në renditjen e FIFA -s
Sipas renditjes së FIFAS kombëtarja shqiptare për muajin korrik, ngjitet 14 vende. Duket se edhe tre pikët e dhëna nga CAS katapultojnë përfaqësuesen shqiptare në vendin e 22-të në renditjen e përmuajshme të FIFA-s. Një sukses historik ky i cili u zyrtarizua sot nga organizimi më i lartë i futbollit në botë, FIFA. Fitorja në miqësoren kundër Francës dhe tre pikët e marra në tavolinë kundër Serbisë i ngjisin kuqezinjtë 14-të vende më lart. Aktualisht kombëtarja e drejtuar nga Gianni De Biassi renditet në vendin e 36-të, një tjetër rezultat historik.
Maqedoni, arrestime imamësh të dyshuar për lidhje me ISIS
Në rajone të ndryshme të Maqedonisë u zhvillua një aksion i gjerë policor në të cilin u arrestuan 9 vetë të dyshuar se rekrutojnë luftëtarë të ISIS-it në Irak dhe Siri. Mes tyre është edhe një imam i një xhamie në Shkup, e cila vepron jashtë kontrollit të Bashkësisë Islame. Ministria e Brendshme njoftoi se në Maqedoni nuk ka kampe për stërvitje, por bëhet rekrutim i shumë të rinjve, ndërsa deri më tani 16 persona kanë vdekur në luftërat në Lindjen e Mesme. Grupi ka pasur lidhje edhe me 16 shtetas të Maqedonisë të cilët tashmë kanë humbur jetën viteve të fundit në luftimet në Irak e Siri.
Relacioni “sekret” i tatimeve, evazioni mbi 35%
Në kuadër të implementimit të një strategjie për uljen e informalitetit në ekonomi, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në një relacion drejtuar Ministrisë së Financave ka raportuar për hapësirën e evazionit dhe fushat ku po zhvillohet më së shumti informaliteti.
Në materialin që siguroi Monitor, tatimet raportojnë se, një nga problemet më delikate dhe serioze, me të cilin përballet vazhdimisht çdo administratë, është evazioni dhe mashtrimi fiskal.
Prova të reja për atentatin e Artan Santos
Policia është shumë afër identifikimit të dy ayutorëve që një vit më parë ekzekutuan bankierin Artan Santo në zemër të bllokut. Gazeta “Shqip” shkruan se grupi hetimor ka mbledhur prova të mjaftueshme për kryerjen e disa arrestimeve.
Historike, një ekip shqiptar në play off-in e Champions League
Futbolli shqiptar i klubeve është vetëm 90 minuta larg ëndrrës për t'u bërë pjesë e elitës europiane të futbollit për këtë sezon. Skëndërbeu fitoi edhe ndeshjen e kthimit me moldavët e Milsamit dhe kaloi me meritë në fazën play off të Champions League. Kampionët e Shqipërisë mundën 2 me 0 moldavët në Elbasan Arena me dy gola të Salihit dhe Prognit. Kundërshtari i Skëndërbeut në play off-in e Champions do të përcaktohet në shortin që do të hidhet të premten.
Vdiq historiani i njohur britanik Robert Conquest
Ka vdekur në moshën 98 vjeccare historiani i njohur britanik, Robert Conquest. Ai është i njohur për punimet e tij në dokumentimin e periudhës staliniste në Bashkimin Sovjetik, për njohjen që i mundësoi opinionit perëndimor mbi Terrorin e Madh, që tanimë pranohet si emblemë e pushtetit të Josif Stalinit. Libri i tij “Terrori i Madh” i publikuar në vitin 1968 konsiderohet si libri i parë që hodhi dritë mbi krimet shtetërore në vitet ’30 në BS.