Sejko i jep një dorë qeverisë: Kalimtare luhatjet në ekonomi
Dalja jashtë objektivit e të ardhurave në tatime e dogana por dhe mosrealizimi i shpenzimeve për Bankën e Shqipërisë është një periudhë kalimtare. Kështu e kondsideroi guvernatori Genti Sejko situatën ekonomiko financiare që po kalon vendi, duke i dhënë një dorë qeverisë që ndodhet përballë kritikave për kritikave për zgjedhjet e gabuara në politikat fiskale. Duke folur pas mbledhjes së Këshillit Mbykqyrës së Bankës së Shqipërisë, Sejko tha se të dhënat për tremujorin janë përgjithësisht në linjë me parashikimet dhe se situata aktuale është kalimtare."Shmangiet nga këto parashikime dhe luhatjet që kanë pësuar disa tregues ekonomikë e financiarë, gjatë këtij tremujori, vlerësohet të jenë kalimtare"-theksoi Sejko. Sipas guvernatorit gjysma e dytë e vitit mund të shënojë ritme më të ngadalta rritjeje, si pasojë e ndikimit të mundshëm negativ të ngjarjeve në Greqi. Megjithatë, ai theksoi se marrëveshja e arritur në muajin korrik 2015, është pikënisje për normalizimin e situatës në vendin fqinj. "Efektet më të mundshme në Shqipëri do të përqendrohen në rënien e përkohshme të aktivitetit tregtar dhe të remitancave, pa cënuar aktivitetin e sistemit financiar. Si të tilla, këto efekte pritet të jenë kalimtare"-nënvizoi guvernatori i Bankës së Shqipërisë. Kreu i BSH tha se reforma duhet të synojnë përmirësimin e qëndrueshëm të klimës së biznesit, rritjen e produktivitetit dhe të konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare, nxitjen e investimeve vendase dhe të huaja, si dhe rritjen e qëndrueshmërisë ekonomike e financiare të vendit. l.m
Add new comment