Michael Bloomberg financon pjesën e SHBA në Marrëveshjen e Klimës
Vendimi i Donald Trump për të nxjerrë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, ka gjeneruar një reagim të pazakontë që dëshmon se presidenti i ri ka ndarë brenda vendit edhe për një çështje si klima.
Miliarderi i njohur, Michael Bloomberg, ish-kryetar i Bashkisë së New York, ka deklaruar se do të financojë OKB-në për zbatimin e detyrimeve për Marrëveshjen e Parisit, në vlerën e 22% të buxhetit prej 96.5 milionë dollarësh. Bloomberg ka sjellë në kujtesë vitet 2017-2020 gjatë të cilave sipas tij, inaktiviteti federal për klimën, solli reagimin e bizneseve, qyteteve, shteteve që kompensuan atë vendim të atëhershëm të Trump.
Kjo është hera e dytë që Bloomberg ndërmerr një vendim të tillë, pasi në vitin 2017 ai financoi me 15 milionë dollar UNFCCC-në.
Add new comment