Friedrich Merz, kancelari i mundshëm i Gjermanisë, pritet mirë nga Parisi
Kancelari i ri i mundshëm i Gjermanisë, Friesrich Merz, është pritur mirë nga Franca. Ministri i ri Tregtisë në Francë, Laurent Saint-Martin, ka përcjellë disa komente pozitive mbi emrin e Merz duke krijuar një klimë të re komunikimi për çështje strategjike të Unionit që duhet të sqarojë sesi do përballet me rivalitetin e Kinës dhe ShBA.
Mund të shohim në karakterin më tepër pro-europian të këtij kancelari të mundshëm. Ka arsye të qenësishme për të qenë optimistë. E sigurtë është se pozicioni i Francës mbi këtë çështje nuk do të ndryshojë. Ne kemi nevojë për një Gjermani të fortë që së bashku me Francën të mendojë për Europën që investon në një Europë që mbron dhe në një Europë që sërish mendon për të ardhmen e vet industriale dhe sovranitetin e vet
është shprehur në Bruksel Saint-Martin.
Megjithatë çdo gjë varet nga zgjedhjet e 23 shkurtit ku Merz me Unionin Kristian-Demokrat udhëheq sondazhet me 31%, pasuar nga kancelari në detyrë Olaf Scholz me 16%.
Alternativa për Gjermaninë, parti e ekstremit të djathtë, është në vend të dytë me 20%, por nga sa është deklaruar deri më tani, Merz nuk do të pranojë koalicion me AFD.
Duhet thënë se një ndër çështjet kryesore që ndan të dyja vendet është Marrëveshja Mercosur për bujqësinë me Amerkën Latine.
Add new comment