Mbyllin rubinetin edhe azerët, Serbia kalon në përdorim të rezervave të gazit
Serbia përballet këto ditë me një presion në rritje që lidhet me sanksionet amerikane për kompaninë kryesore të gazit, NIS. E përfshirë në lidhje interesi me Gazprom-in rus, kompania përfaqëson një ndër asetet më me vlerë të vendit dhe një instrument stabiliteti ekonomik.
Presidenti Aleksander Vuçië ka deklaruar se amerikanët nuk tolerojnë as një ndarje aksionere me Gazprom-in në kuotat 49-51%, duke vendosur kështu një vijë të kuqe të prerë për politikën e dyfishtë të Beogradit. Ndërkohë kryeministri Milos Vuçeviç, ka deklaruar se nuk ishte Serbia që provokoi sanksionet e SHBA. Në një intervistë për RTS, Vuçeviç ka bërë të qartë se Serbia do të hyjë në diskutime me Rusinë për të zgjidhur situatën, ndërkohë që me palën amerikane është duke u diskutuar synimi i sanksioneve.
Megjithatë një tjetër goditje i ka ardhur Serbisë nga Azerbajxhani. Kompania azere, SOCAR ka ndërprerë furnizmin me gaz në sasinë 1.7 milionë metra kub/ditë për shkak të “forcës madhore” sië janë shprehur azerët. “Politico” spekullonte se loja e azerëve është një shenjë e lobimit të palës ruse, megjithatë vetë Vuçiç ka komentuar duke shprehur besimin se azerët do ta zgjidhin situatën në një apo dy muaj.
Presidenti serb ka shtuar se vendi ka krijuar rezerva të bollshme gazi që do të mbulojnë situatën e tanishme.
Add new comment