Slideri Kryesor

Paqja "Trump" në Ukrainë, Stavridis: Putin mban 20% të territorit. Ukraina në NATO brenda 5 viteve

Postuar në 10 Nëntor, 2024 12:58

James Stavridis, ish-komandanti i forcave të NATO-s, ka komentuar në një intervistë për CNN mënyrën sesi lufta në Ukrainë mund të marrë fund. Sipas tij, ndonëse Donald Trump deklaron se lufta do të marrë fund menjëherë, kjo është e pamundur. Megjithatë Stavridis pranon se presidenti i ri amerikan, do të ushtrojë presion mbi palët që të ulen në tryezën e bisedimeve për të gjetur një zgjidhje që mund të jetë ajo që është përfolur edhe më herët.

Plani "Draghi" për Europën

Postuar në 09 Nëntor, 2024 20:24

Në samitin informal të Budapestit u fok me një theks të posaçëm për Europën. Sidomos nga presidenti francez Macron dhe kreu i Politikës së Jashtme të BE-së, Borrell. Mirëpo rruga për të tentuar kristalizimin e një fuqie europiane mbetet plani i Mario Draghit, ish-kryeministër i Italisë që ka bërë publike një raport prej 400 faqesh në shtator. 

Kasselakis largohet nga SYRIZA, krijon parti të re: Emrin e vendos populli, unë shërbej!

Postuar në 09 Nëntor, 2024 15:14

Aventura amerikane e partisë së ish-kryeministrit grek, Alexis Tsipras, nuk ka zgjatur shumë. Kryetari që e pasoi në detyrë, ia ardhuri nga SHBA, Stefanos Kasselakis, ka njoftuar largimin nga SYRIZA për shkak të divergjencave të mëdha me ekipin drejtues.

Sot është një ditë e gëzuar, pasi është krijuar një lëvizje e demokracisë, qytetarëve të lirë dhe progresit. Po krijojmë një lëvizje nga shoqëria për shoqërinë

Dua ta lë politikën, por kam hall se kush do ta drejtojë Shqipërinë, progresin, reformat...

Postuar në 09 Nëntor, 2024 13:51

Në podcastin e vet, kryeministri Edi Rama, ka diskutuar me pronarin e argjendarisë “Pirro”. Gjatë bisedës z. Rama thotë se e mendon shpesh sesa i lumtur do të ishte ta linte këtë angazhim, pra detyrën që ai kryen.

Kush do bëjë këtë punë, atë reformë? Këto janë dilemat që nuk e lënë z. Rama të mos kandidojë për një mandat të katërt, çka e bën kështu personin në fjalë pengun tonë, të përparimit dhe zhvillimit tonë. Këto quhen fatkeqësi fatbardhë për një vend: mbahet peng një jetë e çmuar e një njeriu krijues, por kjo pengmarrje lidhet me thirrjen e historisë.

Katari dëbon liderët e HAMAS-it

Postuar në 09 Nëntor, 2024 13:40

Katari ka njoftuar ndërprerjen e kontakteve me liderët e lëvizjes islamike palestineze “HAMAS” dhe ka kërkuar largimin e tyre nga vendi.

Trump mund të përjashtojë Britaninë e Madhe nga tarifat

Postuar në 09 Nëntor, 2024 13:11

Gazeta britanike “The Telegraph” shkruan se presidenti i ri amerikan, Donald Trump, mund të përjashtojë Mbretërinë e Bashkuar nga plani i tij i tarifave që pritet të krijojë një efekt kaskadë në mbarë botën.

Një premtim i vjetër për luftë totale ndaj Kartelit të Censurës

Postuar në 09 Nëntor, 2024 12:12

Pas planit të njoftuar nga presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump, për reformimin e plotë dhe pastrimin e qeverisë federale nga ai që po quhet “rrjeti i OJF-ve trafikuese”, në agjendë është vendosur me prioritet lufta ndaj “kartelit të censurës”. Elon Musk, ka shpërndarë një video të dhjetorit 2022 të Donald Trump, përmes cë cilës ai ka bërë të qartë se që në ditët e para të presidencës do të nisë zbatimin e planit për neutralizimin e atij që e quajti, regjimi i majtë i censurës.

Mbijetesa e Europës kalon nga Unifikimi dhe sovraniteti nga ShBA

Postuar në 08 Nëntor, 2024 22:23

Presidenti francez Emmanuel Macron ishte ndër të vetmit që gjatë takimit të Budapestit foli për nevojën imediate të një Europe sovrane në fushën e sigurisë.

Donald Trump e ka bërë parimin transatlantik të sigurisë kolektive një mirazh të qsaj që ishte duke imponuar përshpejtimin e agjendës europiane të sigurisë.

Macron deklaroi se Europa nuk mund të mbetet një hapësirë barngrënësish që mësyhet nga mishngrënës. Ajo sipas saj duhet të jetë omnivore.

Në linjë të ngjashme vjen edhe kreu i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell që ndër të tjera deklaroi se:

Fundi i një epoke

Postuar në 08 Nëntor, 2024 21:17

 

Ka përfunduar një epokë. Tërmeti elektoral në Shtetet e Bashkuara është shumë më i fortë se fitorja e parë e Donald Trump në vitin 2016. Ajo ishte një surprizë fatlume, kjo e sotmja një triumf dërrmues.

Për Ukrainën mbetet një paqe armene. Erdogan - Orban, mirëpresin qasjen e Trump ndaj krizës

Postuar në 08 Nëntor, 2024 15:00

Fitorja e Donald Trump në SHBA ka rezonuar siç pritej në Europë. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se nëse konflikti në Ukrainë do të shihej nga një perspektivë e paqes dhe e qasjeve të Trump, atëherë shumë shpejt lufta do të merrte fund.

Më shumë armë, më shumë bomba, apo më shumë kaos nuk do t’I japin fund kësaj lufte

citohet Erdogan.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor