Mbijetesa e Europës kalon nga Unifikimi dhe sovraniteti nga ShBA

Postuar në 08 Nëntor, 2024 22:23

Presidenti francez Emmanuel Macron ishte ndër të vetmit që gjatë takimit të Budapestit foli për nevojën imediate të një Europe sovrane në fushën e sigurisë.

Donald Trump e ka bërë parimin transatlantik të sigurisë kolektive një mirazh të qsaj që ishte duke imponuar përshpejtimin e agjendës europiane të sigurisë.

Macron deklaroi se Europa nuk mund të mbetet një hapësirë barngrënësish që mësyhet nga mishngrënës. Ajo sipas saj duhet të jetë omnivore.

Në linjë të ngjashme vjen edhe kreu i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell që ndër të tjera deklaroi se:

E vetmja recetë për Europën që të mbijetojë është të jetë më e bashkuar, të ndërtojë një union më të fortë. ShBA do të mbetet një partner i ngushtë, por ne nuk mund të autorizojmë gjetiu veprimin tonë. Ne kemi interesat dhe vlerat tona. Ne duhet të investojmë për sigurinë tonë

Të vihet re theksimi te “interesat dhe vlerat tona”, çka vendos një dallim me ShBA dhe kursin politik të saj. Sa mund të arrihet një gjë e tillë?

Mbetet për t’u parë por asgjë nuk mund rë lëvizë pa sqaruar se çfarë kuptohet me një Europë më e bashkuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.