Katari dëbon liderët e HAMAS-it
Katari ka njoftuar ndërprerjen e kontakteve me liderët e lëvizjes islamike palestineze “HAMAS” dhe ka kërkuar largimin e tyre nga vendi.
Lidershipi i "HAMAS-it" strehohej në Katar që nga viti 2012 me kërkesë të SHBA që dëshironte të kishte një kanal komunikimi me lëvizjen, por pas sulmeve të 7 tetorit gjërat ndryshuan. Mediat raportojnë se marëdhëniet ndryshuan me ekzekutimin e shtetasit amerikano-izraelit, Hersh Goldberg-Polin së bashku me pesë të tjerë dhe refuzimin më pas të propozimeve për armëpushim.
Kërkesa i është bërë Katarit dy javë më parë dhe Doha zyratre ka dhënë miratimin dhe njoftimin zyrtar më 28 tetor. Spekullohet se rezidenca e re e liderëve mund të jetë Turqia, Irani, Omani, Libani apo Algjeria.
Add new comment