Slideri Kryesor

Zelenskiy kërkon fundin e luftës me diplomaci

Postuar në 16 Nëntor, 2024 16:24

Ardhja e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë ka vënë në lëvizje diplomacinë europiane. Telefonata e kancelarit Scholz me Presidentin rus Putin synon në parim arritjen e një fundi të luftës në Ukrainë edhe me koston e lëshimit të territoreve. Nga ana tjetër, vetë presidenti ukraians, Zelenskiy ka deklaruar në një intervistë të publikuar sot se Kievi është i interesuar të arrijë fundin e luftës me mjete diplomatike.

Telefonatë Putin-Scholz për Ukrainën

Postuar në 15 Nëntor, 2024 17:55

Pas më shumë se dy vitesh kancelari gjerman Olaf Scholz ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin. Sipas njoftimeve mediatike, kancelari gjerman i ka kërkuar Putin të hyjë në negociata me Zelenskiyn “për një paqe të ndershme dhe afatgjatë me Ukrainën”.

Novi Sad/14 minuta pa lëvizur, në ditën e 14-të pas tragjedisë që mori 14 jetë

Postuar në 15 Nëntor, 2024 16:46

Opozita dhe qytetarët serbë kanë organizuar një protestë të veçantë sot – e premte 15 nëntor – në Novi Sad. 14 minuta ndaloi çdo gjë në qytet, prej orës 11:52 deri në orën 12:06 për të kujtuar 14 ditë që nga aksidenti tragjik i stacionit të trenit që mori 14 jetë njerëzore.

Opozita nga Beogradi është solidarizuar me protestën, e cila është zhvilluar në disa zona të Novi Sadit.

Arkivat greke/Ioannidis nuk informoi as shërbimet e veta sekrete për grushtin e shtetit ndaj Makarios në Qipro

Postuar në 15 Nëntor, 2024 16:38

Gazeta “Kathimerini” shkruan sot për një element jo pa rëndësi të ngjarjeve të vitit 1974 kur junta greke organizoi një grusht shteti ndaj presidentit të Qipros, kryepeshkopit Makarios. Sipas dokumenteve të shërbimit sekret grek që janë zbardhur me rastin e 50-vjetorit të pushtimit turk të Qipros, evidentohet se ish-agjencia inteligjente e Greqisë në atë kohë, nuk kishte dijeni për vendimin e Juntës për puç në Qipro, menduar për datën 15 korrik 1974.  

Iliri që bëri të qajnë e të qeshin

Postuar në 15 Nëntor, 2024 11:18

 

Gazeta “Tema” që është në pararojë të luftës kundër çdo aksioni antikorrupsion që prek shumicën parlamentare, sjell sot në vëmendje një episod nga diskutimi në TPZ mes Ylli Rakipit dhe Albana Vokshit.

Rindërtimi i Carnian Pluvial Episode - 1 milionë vjet shi që sollën dominimin e dinosaurëve

Postuar në 14 Nëntor, 2024 23:55

Një grup shkencëtarësh nga universiteti i Wuhanit dhe Bristol kanë arritur të rindërtojnë atë që njihet në paleontolgji si Carnian Pluvial Episode.

Ngjarja që përcaktoi zhdukjen e katërt masive datohet diku te 233 milionë vjet më parë dhe u vu në lëvizje nga një shkëndijë kolosale vullkanike që mendohet se kishte epiqendër Provincën e Wrangellias, sot rajoni mes Alaskës dhe British Columbia.

Ose Sy, ose Dikush sjell ters përherë

Postuar në 14 Nëntor, 2024 21:04

Marrëveshja me Shqipërinë shndërrohet ne katastrofë politike për Melonin.

Kështu shkruan gazeta “The Guardian” që cilëson se marrëveshja e imigrantëve bie në kundërshtim me normat themelore.

Gazeta citon një sondazh sipas të cilit 55% e italianëve nuk e pëlqejnë marrëveshjen në fjalë që ka edhe kosto jo të vogla. 31 000 euro për një azilkërkues që qeveria Meloni e qeras me një shëtitje në linjën Adriatik-Jon.

Human Rights Watch: Izraeli ka kryer spastrim etnik në Gaza

Postuar në 14 Nëntor, 2024 19:13

Një raport i Human Rights Watch përcakton se Izraeli ka kryer spastrim të qëllimshëm etnik në Gaza prej nga ku ka deportuar 2 milionë civilë palestinezë.

Greqia në diskutime me Izraelin për një sistem "Iron Dome" me kosto 2 miliardë euro

Postuar në 14 Nëntor, 2024 18:25

Greqia është duke diskutuar me Izraelin për ndërtimin e një mburoje ajrore si ajo që njihet me emrin: Iron Dome.

Plani synon krijimn e një sistemi shumëplanësh ajoror dhe anti-dron. Ne jemi në diskutime me Izraelin

citon gazeta “Kathimerini” një burim të vetin pranë ministrit të Mbrojtjes Nikos Dendias.

Ilir Beqaj - akuzohet si hajdut. Mbi 2 metra i gjatë

Postuar në 14 Nëntor, 2024 15:42

Beqaj u ndalua më 4 korrik me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK për veprat penale të korrupsionit, shkelje të barazisë në tenderë dhe fshehje apo mosdeklarim të pasurisë apo interesave private – akuza që lidhen me disa procedura prokurimi të kryera nga Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), të cilën ai e drejtoi që nga themelimi.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor