Ose Sy, ose Dikush sjell ters përherë

Postuar në 14 Nëntor, 2024 21:04

Marrëveshja me Shqipërinë shndërrohet ne katastrofë politike për Melonin.

Kështu shkruan gazeta “The Guardian” që cilëson se marrëveshja e imigrantëve bie në kundërshtim me normat themelore.

Gazeta citon një sondazh sipas të cilit 55% e italianëve nuk e pëlqejnë marrëveshjen në fjalë që ka edhe kosto jo të vogla. 31 000 euro për një azilkërkues që qeveria Meloni e qeras me një shëtitje në linjën Adriatik-Jon.

Gjasat janë që pakti në fjalë të mos zbatohet duke prodhuar si faturë një lloj poshtërimi për kryeministren italiane.

Rasti sjell në vëmendje një karakteristikë të politikës personale të z. Rama: zhurmë, bujë, dështim. Me armët kimike, me Ballkanin e Haput, ne Belerin apo edhe tani me Melonin.

Ah po edhe Shqipërinë. Sepse Shqipëria ka qenë disa herë politikë e jashtme personale e këtij dhe ja ku shkoi.

Politika është disiplinë që nuk e përjashton irracionalen. Dikusj sjell fatin  e keq.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.