Slideri Kryesor
Çdo kohë ka qenë më njerëzore se koha e një Shqipërie si kjo e këtij
Ka thënë sot në Parlament kryeministri Edi Rama:
Mblidheni mendjen se keq dolët këtë herë, më keq do dilni herën tjetër. Pranverën e ardhshme do të japin me vendimin e tyre një gjykim që do jetë më i miri historik për PS dhe më i merituari për këto mbeturina të një kohe që nuk kthehet kurrë
Biden autorizon Ukrainën në përdorimin e raketave me rreze të gjatë ndaj Rusisë
Presidenti në detyrë i ShBA, Joe Biden, ka autorizuar përdorimin nga Ukraina të raketave me rreze të gjatë veprimi, një ditë pasi u raportua sulmi më i madh rus që nga nisja e luftës.
Lajmi raportohet nga Associated Press që referon burime nga Shtëpia e Bardhë.
Mëkati ynë më i madh është se lejuam restaurimin e rendit autokratik në Serbi
Në një bisedë për revistën “Cord”, Gojko Bozhoviç, poet serb dhe pronar i një prej shtëpive botuese më cilësore në Serbi, “Arhipelag”, ka folur edhe për gjendjen e aktualitetit politik në vend. Sipas tij, brezi që ai përfaqëson dhe bën pjesë ka një mëkat të madh ndaj vendit.
Video/Disa fjalë për Las Meninas, piktura më e analizuar në artin pamor perëndimor
Piktura i takon vitit 1656 dhe është realizuar nga piktori i oborrit mbretëror spanjoll, Diego Velasquez.
Ky nuk është Viktimë pavarësisht qurrave të gazetarëve dhe megallomanisë së avokatit
Sot publikohet në mediat e qeverisë një reagim i avokatit të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, Emral Yzeiraj. Në zakonin tonë kombëtar për t’i bërë moral gjithë dynjasë, z. Yzeiraj bën një parashtrim të gjatë të asaj që ndodhi në komisionin parlamentar, ku sipas tij Beqajn, pra klientin e tij, e trajtuan në mënyrë çnjerëzore dhe iu shkelën të drejtat e njeriut.
Mesazh Trump përmes Biden, presidenti kinez: SHBA të qëndrojë larg Detit të Kinës Jugore
Presidenti kinez, Xi Jinping, ka paralajmëruar presidentin e SHBA, Joe Biden, që Washington-i të qëndrojë larg mosmarrëveshjeve që zhvillohen në Detin e Kinës Jugore.
Kina ruan me vendosmëri sovranitetin e vet territorial, të drejtat detare dhe interesat në Detin e Kinës Jugore. Dialogu dhe konsultimi mes shteteve të interesuara është përherë mënyra më e mirë për të menaxhuar dallimet në këtë zonë dhe SHBA nuk duhet të përfshihen në mosmarrëveshje dypalëshe rreth ishujve Nansha, as edhe të ndihmojë apo të nxisë impulse për provokime
Raportime në media: Khamenei bie në koma
Media të ndryshme raportojnë se lideri fetar iranian, Ali Khamenei është në koma. 85 vjeç, Khamenei mendohet se ka qenë sëmurë prej kohësh. Dalja e tij nga skena vjen në një kohë kritike për Iranin, të cilës i është shtuar edhe e panjohura e re e administratës Trump në ShBA.
BE: ZEE e Greqisë në Egje, 200 milje. Turqia: BE-ja nuk ka autoritet në Egje
Turqia ka reaguar ndaj publikimit të Planit Hapësinor Detar nga ana e Bashkimit Europian, sipas të cilit Zona Ekskluzive Ekonomike e Greqisë shtrihet 200 milje detare përtej detiti të saj territorial.
BE-ja nuk ka autoritet të komentojë mbi mosmarrëveshjet detrare mes shteteve sovrane. Përfshirja e BE-së në nisma të tilla e bën edhe më të vështirë zgjidhjen e këtyre mosmarrëveshjeve…Harta në fjalë është nul dhe nuk ka asnjë efekt ligjor. Ne nuk do të lejojmë dhunimin e të drejtave turke përmes këtij plani
Vuçiç nxiton, i heq statusin e trashëgimisë kompleksit të ushtrisë ku do të investojë Jared Kushner
Rebelimi Ekologjik, një grup opozitar në Serbi, ka dënuar planet e qeverisë serbe, më saktë presidentit Vuçiç, për nxjerrjen nga statusi i trashëgimisë të “Generalstab” në Beograd, kompleksi i vjetër i ushtrisë jugosllave.
Zelenskiy kërkon fundin e luftës me diplomaci
Ardhja e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë ka vënë në lëvizje diplomacinë europiane. Telefonata e kancelarit Scholz me Presidentin rus Putin synon në parim arritjen e një fundi të luftës në Ukrainë edhe me koston e lëshimit të territoreve. Nga ana tjetër, vetë presidenti ukraians, Zelenskiy ka deklaruar në një intervistë të publikuar sot se Kievi është i interesuar të arrijë fundin e luftës me mjete diplomatike.