Mëkati ynë më i madh është se lejuam restaurimin e rendit autokratik në Serbi

Postuar në 17 Nëntor, 2024 15:44

Në një bisedë për revistën “Cord”, Gojko Bozhoviç, poet serb dhe pronar i një prej shtëpive botuese më cilësore në Serbi, “Arhipelag”, ka folur edhe për gjendjen e aktualitetit politik në vend. Sipas tij, brezi që ai përfaqëson dhe bën pjesë ka një mëkat të madh ndaj vendit.

Ne lejuam restaurimin e renit autokratik në Serbi. Nëse vitet ’90 ishin mëkati I brezit të mëparshëm, atëherë rikthimi i këtij rendi është njgjarja kyçe në jetën e brezit tim. Na takon ne që të luftojmë. Ose do të rivendosim demokracinë, ose Serbia do të përjetojë dështimin e saj përfundimtar në këtë betejë

ka thënë ai.

Bozhoviç ka shtuar se ka shumë njerëz të brezit të tij që kanë pranuar situatën e tanishme për arsye nga më të ndryshmet.

Sa i takon letërsisë, botuesi serb ka vënë në dukje se në kohën e sotme, letërsia ka një deficit krahasuar me filmin dhe teatrin, ndaj një zgjidhje sado e vogël janë festivalet e letërsisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.