Slideri Kryesor
1 milionë njerëz pa energji në Ukrainë. Putin: Do godasim qendrat vendimmarrëse në Kiev
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar sot se autoritetet ushtarake të vendit po përzgjedhin objektivat që duhen goditur në Ukrainë me raketëne re “Oreshnik” që u testuar javën e shkuar në Dniepër.
Këto objektiva mund të përfshijnë objekte ushtarake, sipërmarre ushtarake apo edhe qendrat vendimmarrëse në Kiev
ka thënë ai.
Në Rusi po konsolidohet ideja se NATO nuk është në gjendje të zbatojë nenin 5 të Traktatit
Duket se faza më kritike e konfliktit në Ukrainë ka mbërritur. Përveç përdorimit të armëve që përfaqësojnë nivele të reja kërcënimi në shkallë të gjerë, janë zhvillimet politike ato që po stimulojnë kumarin politik dhe atë të sigurisë. Kështu, Bruno Kahl, kreu i shërbimeve sekrete gjermane, thotë se Rusia ka besimin se NATO nuk do të jetë në gjendje të zbatojë nenin 5 të Traktatit themelues të saj që siguron mbrojtje reciproke në rast të një sulmi ndaj një prej anëtarëve të vet.
SHBA, presion Ukrainës: Mosha e mobilizimit ushtarak të jetë 18 vjeç
Shtetet e Bahskuara të Amerikës po bëjnë së fundmi presion ndaj Ukrainës që të mobilizojë të rinj mbi 18 vjeç për të përmbushur kërkesat për trupa në luftën kundër Rusisë. Mediat amerikane referojnë burime nga administrata e presidentit Biden sipas të cilave po bëhet presion që mosha e mobilizimit ushtarak të kalojë nga 25 në 18.
Matematika e pastër tregon se Ukraina ka nevojë për më shumë trupa
citohet burimi.
Pakti i mossulmimit që u intereson të gjithëve*
Arben Ahmetaj pritet të japë intervistën e radhës “ekskluzive” që pas arratisjes së tij dramatike e çnderuese në ekzil- të paktën kështu njoftojnë mediat në të majtë e në të djathtë. Dhe në këtë paralajmërim të ftohtë e të thatë, si një konferencë shtypi qeveritare, është e vështirë të imagjinosh një tension real me ish kolegët e tij në Qeveri. Në fund të fundit, akuzuesi është njëri prej rrethit të tyre të ngushtë, dhe gjithka shkon mirë, për sa kohë akuzat nuk përmbajnë fakte, dhe indiferenca mbretëron supreme në opinionin publik.
Sa të mungon Penxherja o Sali!
Sali Penxherja ka dalë sot në konferencë për shtyp nga selia e partisë së tij. Përtej budallallëqeve që janë të zakonshme tashmë, ai ndër të tjera tha. Ose raportohet nga mediat se ka thënë:
Procedurë/Dosja ndodhet në GJKKO, nuk mund të prishen provat. Hiqet masa e sigurisë për Berishën
Gjykata e Posaçme ka pranuar sot kërkesën e avokatëve të Sali Berishës për heqjen e masave të sigurisë ndaj tij marrë lidhur me procedimin për korrupsion pasiv në rastin e kompleksit “Partizani”.
Vendimi është miratuar nga gjyqtarja Flojera Davidhi që ka konsideruar të vlefshëm argumentimin e palës mbrojtëse se në momentin që dosja për të cilën procedohet shtetasi Sali Berisha ka mbërritur në Gjykatën Kundër Krimit dhe Korrupsionit, nuk ekziston më asnjë rrezik për prishjen e provave.
Palaçot qëndruan gjatë në jetën publike
Publikohet sot një video nga një incident mes Flamur Nokës - zyrtar i Partisë Demokratike dhe Sokol Bizhgës, funksionar i lartë i Policisë.
Unë do të të shtyp ty personalisht,- dëgjohet Noka. Që vazhdon duke e akuzuar Bizhgën si shërbëtor të bandave.
Fitorja e Georgescu-t në Rumani, Parlamenti Europian thërret në seancë dëgjimore drejtuesin e TikTok
Fitorja e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale rumune nga një i djathtë si Calin Georgescu, ka sjellë një zhvillim të papritur, apo më saktë, atipik.
Parlamenti Europian ka kërkuar në seancë dëgjmiore drejtorin ekzekutiv të TikTok për të dëshmuar nisur nga roli i rrjetit në fjalë në fitoren rumune.
Ne do kemi CEO-n e TikTok që të flasë për këtë në Parlament dhe të sigurisë se platforma e tij nuk ka shkelur Aktin e Shërbimeve Digjitale
Pas kontratës me Pfizer, von der Leyen fsheh edhe dokumentet e udhëtimit në Kretë
Pas dyshimeve për sjellje jo shumë korrekte gjatë pandemisë me kontratën e lidhur me “Pfizer”, kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka ardhur sërish në vëmendje të institucioneve dhe medias. Kësaj radhe është një udhëtim i saj në vitin 2023 në Kretë, gjatë të cilit ajo qëndroi në shtëpinë e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis.
Do të ketë luftë
Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka deklaruar se do të bëjë gjithçka mundet që të sjellë në Serbi, Donald Trump, presidentin e zgjedhur në SHBA.