Fitorja e Georgescu-t në Rumani, Parlamenti Europian thërret në seancë dëgjimore drejtuesin e TikTok
Fitorja e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale rumune nga një i djathtë si Calin Georgescu, ka sjellë një zhvillim të papritur, apo më saktë, atipik.
Parlamenti Europian ka kërkuar në seancë dëgjmiore drejtorin ekzekutiv të TikTok për të dëshmuar nisur nga roli i rrjetit në fjalë në fitoren rumune.
Ne do kemi CEO-n e TikTok që të flasë për këtë në Parlament dhe të sigurisë se platforma e tij nuk ka shkelur Aktin e Shërbimeve Digjitale
ka thënë Valerie Hayer, kryetare e grupit liberal Reneë Europë, një aleate e presidentit francez, Emmanuel Macron.
Sipas saj Rumania është një këmbanë alarmi që ilustron forcën e dizinformacionit dhe radikalizimit. Mendime të ngjashme ndan edhe Bogdan Manoela, kreu i grupit rumun, Bashkimi për Teknologjinë dhe Internetin.
Ne besojmë se TikTok u keqpërdor dhe u përdorr për t’u keqpërdorur prej Georgescu-t dhe një ushtrie llogarish të rreme
ka thënë ai. Ndërkohë që kryeministri rumun, Marcel Ciolacu ka deklaruar se financimi i fushatës së Georgescu-t nga TikTok duhet audituar.
Add new comment