Palaçot qëndruan gjatë në jetën publike

Postuar në 26 Nëntor, 2024 22:14

Publikohet sot një video nga një incident mes Flamur Nokës - zyrtar i Partisë Demokratike dhe Sokol Bizhgës, funksionar i lartë i Policisë. 

Unë do të të shtyp ty personalisht,- dëgjohet Noka. Që vazhdon duke e akuzuar Bizhgën si shërbëtor të bandave. 

Tani, kush ka një farë moshe dhe kujtese dhe ka jetuar andej nga Jugu kur kishte njerëz, mund ta ketë dëgjuar Sokol Bizhgën dhe Sokol Mulosmanin. Dhe do i ketë takuar vetë, ose ka dëgjuar edhe nga ata që kishin kaluar nga dora e tyre. Dhe e di shumë mirë se të dy këta gjithçka mund të jenë, por njerëz që hanë shantazhin e ndonjë kallëpi si Flamur Noka, jo. I cili duhet të sqarojë se çfarë nënkupton me shtypje. 

Ka shumë dëshmi dhe dëshmitarë për punën e tyre në Vlorë në vitet 1992-1997, ka shumë dëshmi dhe dëshmitarë edhe për ngjarjen e Qafës së Gjashtës në Sarandē. PD-ja ka qenë në pushtet 8 vjet, Flamur Noka ka qenë ministër i Brendshëm dhe mund të zbardhte shumëçka për të mos e lënë ngjarjen e 1997 në Sarandë të përflitet në bulevard. 

Megjithatë ndoshta është shumē të kërkosh kaq nga Flamur Noka që sot luan opozitën që vjen vërdallë. Ajo që ka rëndësi është se edhe sikur sot Sali Penxherja me nokullat që i kanë mbetur të tundë çdo dosje të mundshme reale, jo të shpikur, nuk e amniston dot më veten. 

Sikundër nuk e amniston dot ky Edi Rama që e mban Saliun gjallë. Kaq e di edhe Flamur Noka. Saliu në penxhere, Iliri në qyp, radha kujt i vjen? Dhe bandat janë partitë, askush tjetër. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.