Do të ketë luftë
Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka deklaruar se do të bëjë gjithçka mundet që të sjellë në Serbi, Donald Trump, presidentin e zgjedhur në SHBA. Vuçiç ka vënë në dukje marrëdhëniet e mira me administratën e parë të Trump, një shenjë kjo se premisat janë të mira. Në intervistën për Tv Pink, Vuçiç ka deklaruar se në harkun kohor të dy viteve e gjithë bota do të ketë probleme me energjinë elektrike dhe gazin për shkak të luftës në Ukrainë, çka për këtë arsye sipas tij Serbia ka nisur të punojë me UGTR dhe Hyundai për panelet diellorë.
Po kështu, Vuçiç ka shtuar se paqja e supozuar në Ukrainë nuk ka për të ardhur aq lehtë, për shkak se qindrat e vrarë nga Rusia vendosin një detyrim për Putin që të përmbushjë të paktën objektivat e veta fillestare. Sipas tij një konflikt i madh po afron dhe kjo ilustrohet nga masat përgatitore të Gjermanisë që po pastron strehimet.
Unë mendoj se armëpushimi është e vetmja shpresë, i vetmi shans për mbarë botën
ka thënë ai.
Add new comment