Çdo kohë ka qenë më njerëzore se koha e një Shqipërie si kjo e këtij
Ka thënë sot në Parlament kryeministri Edi Rama:
Mblidheni mendjen se keq dolët këtë herë, më keq do dilni herën tjetër. Pranverën e ardhshme do të japin me vendimin e tyre një gjykim që do jetë më i miri historik për PS dhe më i merituari për këto mbeturina të një kohe që nuk kthehet kurrë
Po ky a nuk është një mbeturinë e tranzicionit të cilit i zgjat jetën me çdo mundësi? Megjithë projektin e këtij që pasuria kombëtare të kalojë në duart e njerëzve që i ka klientë dhe bashkëpunëtorë, është mëse e qartë se procesi politik i ngjizur kryesisht nga ky njeri dhe klani i tij i plaçkitësve, është një fazë drejt një destabilizimi social që buron nga inkriminimi strukturor i çdo njësie publike.
Sado familjare, sado okulte të mbyllet në vetvete pushteti i personit në fjalë, ai është në substancë një entitet leuçemik, metastazat e të cilit po i shohim. E vetmja gjë që po bëjnë njerëzit pranë këtij dhe ky vetë është të mbrojnë paratë që kanë marrë. Nëse e shohim me kujdes, akuzat për shpërdorim detyre, apo korrupsion, nuk prekin pasurinë e subjekteve që janë tani në proces.
Dhe çështjen e pasurisë nuk e hap as opozita të cilit ky sot i bën karshillëk si shembull i progresit. Një progres që ka si faturë shndërrimin e mbarë vendit në një psikiatri dhe onkologjik ku duhet të paguash edhe për vdekjen.
Cilado kohë të kthehet është padyshim më njerëzore se kjo kohë e këtij personi, këtij dështaku që çdo frymëmarrje e ka pështymë mbi Shqipërinë.
s.zaimi
Add new comment