Paqja "Trump" në Ukrainë, Stavridis: Putin mban 20% të territorit. Ukraina në NATO brenda 5 viteve
James Stavridis, ish-komandanti i forcave të NATO-s, ka komentuar në një intervistë për CNN mënyrën sesi lufta në Ukrainë mund të marrë fund. Sipas tij, ndonëse Donald Trump deklaron se lufta do të marrë fund menjëherë, kjo është e pamundur. Megjithatë Stavridis pranon se presidenti i ri amerikan, do të ushtrojë presion mbi palët që të ulen në tryezën e bisedimeve për të gjetur një zgjidhje që mund të jetë ajo që është përfolur edhe më herët.
Në botën reale do të përfundojë me 20% të Ukrainës në duart e Putinit, të cilën ai aktualisht e ka dhe pjesa tjetër, 80% me të gjitha burimet dhe shumicën e popullsisë mbeten demokratike dhe të lira
ka thënë ai.
Stavridis ka shtuar se Ukrainës do t’i jepet një mundësi për hyrjen në NATO ndoshta brenda 3-5 viteve.
Nuk është rezultati më i keq në botë
ka shtuar admirali.
Comments
NATO-s do t’i jepet një
NATO-s do t’i jepet një mundësi për hyrjen në NATO
Add new comment