stavridis

Paqja "Trump" në Ukrainë, Stavridis: Putin mban 20% të territorit. Ukraina në NATO brenda 5 viteve

Postuar në 10 Nëntor, 2024 12:58

James Stavridis, ish-komandanti i forcave të NATO-s, ka komentuar në një intervistë për CNN mënyrën sesi lufta në Ukrainë mund të marrë fund. Sipas tij, ndonëse Donald Trump deklaron se lufta do të marrë fund menjëherë, kjo është e pamundur. Megjithatë Stavridis pranon se presidenti i ri amerikan, do të ushtrojë presion mbi palët që të ulen në tryezën e bisedimeve për të gjetur një zgjidhje që mund të jetë ajo që është përfolur edhe më herët.

Konflikti merr fund me një marrëveshje që do ta urrejnë të gjithë. Ushtria ruse, dështim poshtërues

Postuar në 12 Prill, 2022 13:53

Ish-kreu i komandanti i NATO-s në Europë, James Stavridis, ka folur për situatën e fundit në Ukrainë, duke nënvizuar edhe opsionin e një marrëveshjeje eventuale për fundin e konfliktit. Sipas tij, marrëveshja do të urrehet nga të gjithë, nga Putin, Zelenskiy dhe NATO për arsye të ndryshme. Ai ka sjellë për analogji rastin e Finlandës në vitin 1940, kur Bashkimi Sovjetik sulmoi ushtarakisht por u përball me një mbrojtje të jashtëzakonshme që i kushtoi shumë.

Një konflikt që ka shumë gjasa të rrëshkasë drejt një lufte të madhe

Postuar në 07 Maj, 2021 20:16

 

Ish-kreu ushtarak i NATO-s, Stavridis: "Maqedonia do t'i bashkohet NATO-s".

Postuar në 26 Korrik, 2017 13:54

James Stavridis, ish-komandanti i NATO-s, deklaroi në një intervistë për Zërin e Amerikës se Maqedonia do të jetë vendi i radhës që do t’i bashkohet Aleancës. “Shpresoj që Greqia do të jetë në gjendje të bashkëpunojë me Maqedoninë në gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e emrit që do të hapë derën për anëtarësimin e kësaj të fundit në NATO. Mendoj se Maqedonia do të jetë vendi tjetër që do t’i bashkohet NATO-s dhe ky do të jetë një hap në konsolidimin e Ballkanit”, tha ai.

Siria, hidhet ideja e ndarjes

Postuar në 10 Mars, 2016 18:15

Njësoj si në rastin e Libisë, kur pas rënies së Moamer Gedaffit, nisi publikimi i hartave të ndarjes, edhe për Sirinë e përgjakur, ka ardhur koha e ideve të tilla. Në një opinion të publikuar në “Foreign Policy”, ish-komandanit suprem i NATO-s, gjenerali James Stavridis, propozon ndarjen, pasi siç e shohin të gjithë “asgjë nuk ka mbetur më nga Siria e dikurshme”. Të dhënat e luftës flasin qartë: 500 mijë të vdekur deri më tani që është 2.5% e popullsisë së para luftës. Afërsisht 50% e popullsisë është zhvendosur.

Subscribe to RSS - stavridis