Protesta e një krize ndërkombëtare

Sot bëhen 9 ditë që studentët serbë mbajnë të bllokuar hyrjen e televizionit publik në Beograd duke kërkuar ndryshimin e përbërjes së anëtarësisë së autoritetit mbikëqyrës. Pra përbërjen e AMA-s serbe.
Lëvizja në fjalë bën pjesë në një taktikë ndoshta të protestës që vazhdon prej muajsh, për t’i dhënë asaj perspektivë përmes larmisë së kauzave. Në fillim miniera, mandej aksidenti në Novi Sad, improvizimi i udhëtimit në Europë me biçikleta, tani televizioni.
Ka një arsye pse po synohet televizioni. Prej kohësh presidenti Vucic akuzohet se përdor propagandë të strukturuar për të manipuluar opinionin me gjithfarë temash: një herë Kosova, njëherë investimer, pastaj riarmatimi, Bosnja, problemet me Kroacinë, presioni perëndimor e kështu me radhë, gjithnjë nën idenë se Serbia është një ishull i sulmuar. Presidenti serb akuzohet po ashtu se ka ngritur një skemë diskreditimi të kundërshtarëve përmes tablodive të shumtë që përdoren për të devijuar vëmendjen tek aspekte triviale dhe personale të jetës së kundërshtarëve.
Në fund, me gjysmë zëri Vucic është akuzuar se ëahtë autokrat. Një autokrat të cilit në fal perëndimi po ia fal të gjitha sepse ka ditur të luajë me politikën kryesore sot: Sigurinë dhe stabilitetin. Duhet thënë se enturazhi i tij i ka instrumentet për të destabilizuar. Dhe kështu vijmë në impasin e krijuar nga një gjendje pezulltie ku të gjithë nuk arrijnë dot përmbushjen e synimeve politike.
Vucic si modeli i autokratit po humbet qetësinë dhe kredon se “Serbia është pas tij apo me të”. Ne nuk e dimë sot nëse protestat kaq të gjata kanë si synim p.ah intimidimin e kompanisë Rio Tinto për t’u tërhequr ga Jadari, përmes krijimit të një klime politike që është mahisur nga konsideratat për mjedisin, të cilat sot po shenjtërohen. Do të ishte një goditje shumë e madhe dhe do të zbulonte më në fund edhe pse hesht BE-ja për gjendjen në Serbi.
Bashkë me skandalin “Von der Leyen” për vaksinat “Pfizer” kjo do ta shndërronte imazhin e Komisionit, nga një ent që shtyn përpara edhe disa vlera, në një klub interesash ekonomike që nuk dallon aspak nga era koloniale. Ditë më parë, “Politico” vinte pikërishr këtë pyetje: A po shndërrohet Serbia në një koloni minerare?
Se kush mbështet ndryshimin në Serbi, tani që ka agjentë të brendshëm që janë motivuar ta kërkojnë atë me ngulm, nuk dihet. Por se kush përfiton mund të merrer me mend. Implikimet e krizës serbe janë të tilla që e bëjnë atë ngjarje me rëndësi nsërkombëtare dhe eventualisht do kushtëzojnë politikën e Serbisë, orientimin e saj strategjik.
Kjo është një krizë që po shtron pikëpyetje të mëdha edhe mbi legjitimitetin e apelit për demokraci, sa kohë që të mëdhenjtë po heshtin. Për terminologjinë politike dhe kuptimin e denoncimit të së keqes, pasi ne po dëshmojmë nga Rusia në Serbi, Bjellorusi dhe Hungari se auotokracitë nuk vrasin, stepen të dhunojnë, fitojnë zgjedhjet, ndjekin politika penale të moderuara, afrojnë religjionin dhe preferojnë mosangazhimin në arenën ndërkombëtare.
Këto janë autokraci që në të vërtetë identifikohen me Autokratin të shenjuar si të tillë nga të Tjerë, i cili në thelb është asgjë më shumë sesa ai aparatçiku i dikurshëm që udhëhiqet nga fitimi dhe komoditeti i jetës, pa e vrarë shumë mendjen për ideologjinë, të vërtetën e saj, përmes një klerikalizmi që ka perëndi paranë dhe kastën. Të gjithë këta e kanë vënë në punë ekonominë nacionale duke e rishpërndarë atë në duar të caktuara.
Paaftësia e agjentëve të tjerë për të sjellë ndryshimin lidhet me denatyralizimin e këtij të fundit si opsion politik real, aq edhe me faktin se me gjasë ka ndodhur një ndryshim social serioz, me krijimin e një shtrese të mesne që e lidh statusin e vet me status quonë dhe refuzon të vërë në diskutim të ardhmen me lëvizje që me intuitë kuptohen se do sjellin ndryshim kozmetik në strukturë, por aagjë reale që sugjeron progres real. Në fund të fundit sot shoqërinë e ndan vetëm statusi ekonomik brenda dominimit absolut të idesë së tregut dhe fitimit.
Megjithatë protesta si kjo e studentëve serbë, edhe në qoftë epilogu i eksperimentit demokratik në Ballkan, meriton respekt për faktin se konfirmon një mobilitet politik dhe aktivizëm që nuk e has në shoqëri periferie apo të ish-Blokut Lindor.
Sa lidhet kjo me Serbinë apo me trashëgiminë e të ashtuquajturit liberalizëm jugosllav, kjo është e paqartë. Më e rëndësishmja është e ardhmja dhe rezultati, sidomos kur tani po kuptohet se beteja për demokraci zhvillohet Vetëm.
Add new comment