Slideri Kryesor

Interlokutorja e Trumpit në Europë

Postuar në 07 Nëntor, 2024 09:53

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni shihet si "interlokutorja natyrale" e Presidentit të rizgjedhur të SHBA-së, Donald Trump në Evropë, thotë Antonio Giordano, anëtar i partisë së Melonit dhe sekretari i Përgjithshëm i Grupit të Konservatorëve dhe Reformistëve (ECR) në PE.

Bie koalicioni qeveritar në Gjermani

Postuar në 06 Nëntor, 2024 21:45

Koalicioni qeverisës trepartiak i Gjermanisë u shpërbë sot në mbrëmje pasi kancelari Olaf Scholz njoftoi se do të shkarkonte ministrin e Financave, Christian Lindner, për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme rreth reformave ekonomike.

Kriza në koalicionin e Partisë Socialdemokrate të Scholz-it, të Gjelbërve dhe Partisë Demokratike të Lirë të Lindnerit nisi pasi FDP publikoi një dokument me kërkesa për reforma ekonomike liberale të vështira për t'u pranuar nga dy partitë e tjera.

Asnjë urim nga Putin për Trump, Peskov: SHBA, vend jomiqësor

Postuar në 06 Nëntor, 2024 19:12

Ndonëse hamendësohet shumë për një lidhje të paqartë dhe madje shtënguese mes Donald Trump dhe Vladimir Putin të Rusisë, ky i fundit ende nuk e ka uruar presidentin e ri të SHBA. 

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se nuk ka një informacion nëse Putin do ta urojë Trump, por ai ka vënë në dukje se heshtja e deritanishme lidhet me gjendjen zyrtare të marrëdhënieve mes të dy vendeve:

Ndihma sovjetike për Shqipërinë

Postuar në 06 Nëntor, 2024 16:31

Në një postim në faqen e vet në Facebook, ambasada e Federatës Ruse në Tiranë, sjell në vëmendje ndihmën e Bashkimit Sovjetik për vendin tonë në mesin e shekullit të kaluar. Postimi lidhet formalisht me 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes të dyja vendeve dhe përqendrohet tek ajo që selia diplomatike e cilëson si “komponenti tregtar dhe ekonomik i bashkëpunimit”.

Trump shpall fitoren: Bëmë histori

Postuar në 06 Nëntor, 2024 08:58

Donald Trump ka dalë para mbështetësve në West Palm Beach, Florida, pasi rezultatet e para nisën të flasin për fitoren e garës presidenciale.

Është bukur të fitosh votën popullore, kemi bërë histori", tha Trump.

Kandidatit republikan iu bashkuan në skenë nga anëtarët e familjes dhe gruaja e tij, Melania Trump, si dhe kandidati i tij, JD Vance, dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson.

Firma e kryeministrit mbi Gjykatën/Kastrati nis punën në bazën e Sarandës: Jemi me leje të Edi Ramës

Postuar në 06 Nëntor, 2024 08:43

Pavarësisht se është nën sekuestro preventive nga GJKKO dhe Gjykata e Lartë, në bazën detare të Sarandës kanë nisur punimet. Bashkimi i kompanive “Kastrati Group” dhe “Edil-il-al” ka hapur kantierin për ndërtimin e Marinës në gjirin e Limionit.

Shefqet Kastrati dhe Artan Dulaku, përmes “Marina Limion”, janë përfitues të kontratës koncesionare të nënshkruar me Ministrinë e Infrastrukturës për ndërtimin e marinës dhe të një kontrate qiraje me Ministrinë e Financave.

Musk celebron fitoren e "X" mbi mediat tradicionale: Ju jeni Media tani!

Postuar në 06 Nëntor, 2024 07:37

Elon Musk, i investuar personalisht në fushatën elekorale amerikane ka përcjellë një mesazh direkt që lidhet me rezultatin. 

Ju jeni media tani

Trump drejt presidencës. Republikanët marrin Senatin

Postuar në 06 Nëntor, 2024 07:21

Thuajse të gjitha projeksionet në mediat kryesore flasin për fitore të kandidatit republikan Donald Trump për president të ShBA. New York Times ka parashikuar pak minuta më parë se Trump do të marrë 301 vota elektorësh nga 270 që ka nevojë,  ndërkohë që ai duket se do të jetë republikani më i votuar nga vota popullore. 

Po kështu është në përfundim numërimi për Kongresin, ku republikanët kanë me gjass shumicën prej 50 vendesh dhe në pritje mbetet Dhoma e Përfaqësuesve. 

Foto/Mijëra veta në protestë në Tel Aviv pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant

Postuar në 05 Nëntor, 2024 22:56

Qeveria britanike konsideron deportimin e të huajve që në momentin e dënimit

Postuar në 05 Nëntor, 2024 22:24

Britania e Madhe ka ndërmend të deportojë që në momentin e dënimit të gjithë shkelësit penalë të huaj.

Sekretarjs për Drejtësinë, Shabana Mahmood, është shprehur në Parlament se qeveria e Keir Starmer po konsideron që edhe të dënuarit e huaj që mbahen aktualisht në burgje, do të lirohen para kohe dhe do të deportohen. Sipas saj masa e parashikuar do të zbusë situatën në burgjet e mbipopulluara britanike.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor