Musk celebron fitoren e "X" mbi mediat tradicionale: Ju jeni Media tani!

Elon Musk, i investuar personalisht në fushatën elekorale amerikane ka përcjellë një mesazh direkt që lidhet me rezultatin.
Ju jeni media tani
shkruan ai në rrjetin "x", pronar i të cilit është duke aluduar se idetë e ndryshimit të Amendamentit të Parë të Kushtetutës amerikane, ranë. Plarforma "X" propagandohet prej ditësh si burimi kryesor informativ në botë, ç'ka ka detyruar demokratët të rikthejnë idenë e luftës kundër disinformacionit. Ishte një gabim i madh të cilin Musk e celebron personalisht edhe për shkak të kuotimit në bursë. Për 11 minuta mesazhi i tij pati 2.3 milionë shikime, një shifër modeste duhet thënë.
Add new comment