Slideri Kryesor

Mesdheu, motorr kaosi klimatik

Postuar në 02 Nëntor, 2024 10:25

Përgjatë këtij viti, Evropa Jugore përjetoi valë të nxehti, thatësia, ciklone e përmbytje, duke konfirmuar se zona e Mesdheut është në ballë të një transformimi që rrezikon të bëhet normalitet.

Evropa është kontinenti që po ngrohet më shpejt: në pesë vitet e fundit ajo ka regjistruar një rritje mesatare të temperaturës prej 2.3°C krahasuar me epokën para-industriale, shumë mbi mesataren globale prej 1.3° (të dhënat e Copernicus).

Pas Arktikut, zona e Mesdheut është më e prekura nga ndryshimet klimatike. Mesdheu nxehet 20% më shpejt se të gjithë të tjerët.

Data Center për Inteligjencën Artificiale, investimi pritet të shkojë 250 mld$/vit

Postuar në 01 Nëntor, 2024 22:40

Kërkesa e lartë dhe në rritje për krijimin e qendrave të të dhënave në mbështetje të industrisë së inteligjencës artificiale parashikohet të çojë investimet në sektor në 250 miliardë dollarë në vit.

ShBA aktualisht është në krye me qendra të dhënash që konsumojnë deri në 18 gigavatë energji nga 6 gigavatë në Europë dhe në Azi. 1 gigavat mjafton për furnizimin e 850 000 shtëpive

Polonia nis ndërtimin e vijës së fortifikimit në kufirin me Rusinë dhe Bjellorusinë

Postuar në 01 Nëntor, 2024 18:01

Polonia ka nisur së fundmi ndërtimin e një projekti fortifikues në kufi me Bjellorusinë dhe Rusinë. Lajmi është bërë publik nga kryeministri Donald Tusk që flet për ndërtimin e Mburojës Lindore.

Projekti parashikohet të kushtojë 2.3 miliardë euro dhe në funksion të këtij qeveria polake në muajin maj janë akorduar 10 miliardë zloty për mbrojtjen e një kufiri që shkon në 800 km.

Letër e vjetër e Mbretit Charles: Kisha Orthodhokse, e vetmja e paprekur nga korrektesa e neveritshme politike

Postuar në 01 Nëntor, 2024 15:33

Gazeta britanike “The Telegraph” shkruante dje për një “letër të sapozbuluar” të mbretit Charles në të cilën monarku britanik vlerëson Kishën Othodhokse si të vetmen që nuk është prekur nga:

korrektesa e neveritshme politike

Drejt Ishullit të të Vdekurve

Postuar në 01 Nëntor, 2024 15:00

“Ishulli i të Vdekurve”, piktura e Arnold Böcklin është një nga më të famshmet dhe më përfaqësueset e fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë, një pikë referimi për shumë artistë modernë dhe - siç dihet tashmë - piktura e preferuar e Hitlerit, i cili arriti të blinte njërin prej pesë versioneve që artisti krijoi midis viteve 1880-1886 dhe sot gjendet në Galeria Alte National në Berlin.

Mbaje mend që fole greqisht në Tiranë!

Postuar në 01 Nëntor, 2024 14:06

Dritan Hila shkruan sot për trajektoren e qurreve të Belerit në Tiranë. Se ku i hodhi ai e ku nuk i hodhi. Dhe kjo i ka dhënë një mësim analistit në fjalë që ndër të tjera thotë se:

Beleri na foli në greqisht, si një dëshmi e kontinuitetit të tij në rreshtimin antishqiptar dhe të çmontimit të kauzës sovranistë opozitare

Po pse duhet të fliste shqip Beleri në cilësitë politike dhe institucionale që erdhi?

Pse nuk ka "incidente" të tilla në takimet elektorale të kryeministrit?

Postuar në 01 Nëntor, 2024 12:56

Kryeministrit Edi Rama dje i ka dalë përballë një pjesë e Shqipërisë të cilën ai nuk do ta shohë. Të cilën e përbuz, e urren, e injoron. Është Shqipëria e atyre që nuk ja dalin dot të ecin përpara, të marrin edhe shërbimet bazë. Në një diskutim në emisionin “Opinion” z. Rama ka debatuar disi me dy të ftuara që floën për pensionet, KEMP dhe shërbimet mjekësore. Pretendimi janë vonesat dhe pagesat nën doë. Të cilat z. Rama nuk i pranoi sepse siç tha ai “unë i ndjek gjërat dhe mbaj përgjegjësi për ato që flas”.

Skandal hakerimi në Itali, të përfshirë Vatikani dhe Izraeli

Postuar në 01 Nëntor, 2024 10:07

Një skandal hakerimi që ka përfshirë Italinë mund të shtrihet përtej kufijve të saj, duke përfshirë Izraelin, Vatikanin, Mbretërinë e Bashkuar dhe Lituaninë.

SHBA: 8 mijë ushtarë nga Koreja e Veriut, gati për frontin në Ukrainë  

Postuar në 31 Tetor, 2024 22:12

Rreth 8 000 ushtarë të Koresë së Veriut janë në Rusi pranë kufirit të Ukrainës dhe po përgatiten të ndihmojnë Kremlinin të luftojë kundër trupave ukrainase në ditët në vijim. Lajmin e bëri të ditur administrata Biden.

Greqia dhe Turqia, përpjekje të përbashkëta për të marrë drejtimin e OSBE-së

Postuar në 31 Tetor, 2024 16:39

Greqia dhe Turqia kanë bashkuar përpjekjet për të siguruar që dy kandidatë të tyre të fitojnë vendet drejtuese në OSBE në Europë. Mania Telalian e Greqisë për kreun e Zyrës për të Drejtat e Njeriut në OSBE dhe Feridun Sinirlioglu për sekretar të Përgjithshëm nga Turqia. Në përpjekje për të siguruar emërimin dy ambasadorët e të dy vendeve në SHBA, Katerina Nassika e Greqisë dhe Sedat Onal i Turqisë kanë bërë demarshe pranë Ndihmës Sekretarit të Shtetit, James O’Brien ndërkohë që gazeta “Kathimerini” njofton se të dyja shtetet po lobojnë edhe në Europë.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor