Mbaje mend që fole greqisht në Tiranë!
Dritan Hila shkruan sot për trajektoren e qurreve të Belerit në Tiranë. Se ku i hodhi ai e ku nuk i hodhi. Dhe kjo i ka dhënë një mësim analistit në fjalë që ndër të tjera thotë se:
Beleri na foli në greqisht, si një dëshmi e kontinuitetit të tij në rreshtimin antishqiptar dhe të çmontimit të kauzës sovranistë opozitare
Po pse duhet të fliste shqip Beleri në cilësitë politike dhe institucionale që erdhi?
Ai është europarlamentar i Greqisë, jo i Shqipërisë. Atij ju vodh mandati që ia dhanë njerëzit e zonës, edhe sepse ai u flet greqisht dhe ata duan që të flasin greqisht. Tjetër punë si na tingëllon ne kjo gjë. Puna është se personi në fjalë nuk ka patur ndonjëherë probleme me gjuhën me të cilën do të identifikohet.
Dhe pse përdorimi i një lloje gjuhe të bën antishqiptar?
Kush e bëri europarlamentar z. Beleri që dikur u shpreh se as e kishte menduar se do kishte mbërritur deri këtu? E bëri lideri global dhe politika e tij, për të cilën thonë – e thotë edhe vetë Beleri – e kanë detyruar. Epo meqë është kështu, ta mbyllim këtë muhabet. Beleri, njësoj si shteti bektashi janë instruksione të tjetërkujt.
Add new comment