Qeveria britanike konsideron deportimin e të huajve që në momentin e dënimit

Postuar në 05 Nëntor, 2024 22:24

Britania e Madhe ka ndërmend të deportojë që në momentin e dënimit të gjithë shkelësit penalë të huaj.

Sekretarjs për Drejtësinë, Shabana Mahmood, është shprehur në Parlament se qeveria e Keir Starmer po konsideron që edhe të dënuarit e huaj që mbahen aktualisht në burgje, do të lirohen para kohe dhe do të deportohen. Sipas saj masa e parashikuar do të zbusë situatën në burgjet e mbipopulluara britanike.

Sipas të dhënave në burgjet e Britanisë vuajnë dënimin 10 400 të burgosur të huaj nga 85,794 që është numri total. Pëe secilin të burgosur barra monetare është 50 000 paund/vit.

Deportimi i një të dënuari të huaj kushtëzohet aktualisht me një kohë qëndrimi të caktuar në burg, pra me vuajtjen e një pjese të dënimit në Britani. Në kushtet e mbipopullimit qeveria sheh si opsion dënimin dhe deportiminbe menjëhershëm.

Mahmood deklaroi se qeveria laburiste ka deportuar 1,500 të dënuar të huaj qëkur mori pushtetin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.