Kasselakis largohet nga SYRIZA, krijon parti të re: Emrin e vendos populli, unë shërbej!
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2024/11/tavros-kasselakis_web_2024_11_09_15.jpg?itok=6NczMyVn)
Aventura amerikane e partisë së ish-kryeministrit grek, Alexis Tsipras, nuk ka zgjatur shumë. Kryetari që e pasoi në detyrë, ia ardhuri nga SHBA, Stefanos Kasselakis, ka njoftuar largimin nga SYRIZA për shkak të divergjencave të mëdha me ekipin drejtues.
Sot është një ditë e gëzuar, pasi është krijuar një lëvizje e demokracisë, qytetarëve të lirë dhe progresit. Po krijojmë një lëvizje nga shoqëria për shoqërinë
është shprehur Kasselakis para një turme në Tavros, në jug të Athinës.
Ai i ka uruar fat SYRIZA-s të cilën e drejtoi për pak kohë. Pa marrë mirë detyrën ai ka nisur avazin e njohur të politikanëve të sotshëm që shpallen shërbëtorë.
Ju do të vendosni si do të quhet partia që do lindë nga kjo lëvizje. Partia do të jetë e juaja dhe unë do të jem shërbyesi juaj
ka thënë ai.
Kasselakis u largua pasi ekipi drejtues I SYRIZA-s e përjashtoi atë nga gara për kryetar.
Add new comment