Një premtim i vjetër për luftë totale ndaj Kartelit të Censurës

Postuar në 09 Nëntor, 2024 12:12

Pas planit të njoftuar nga presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump, për reformimin e plotë dhe pastrimin e qeverisë federale nga ai që po quhet “rrjeti i OJF-ve trafikuese”, në agjendë është vendosur me prioritet lufta ndaj “kartelit të censurës”. Elon Musk, ka shpërndarë një video të dhjetorit 2022 të Donald Trump, përmes cë cilës ai ka bërë të qartë se që në ditët e para të presidencës do të nisë zbatimin e planit për neutralizimin e atij që e quajti, regjimi i majtë i censurës.

Trump ka folur për një kartel të censurës që duhet shpërbërë duke nisur që nga firmosja e një urdhri ekzekutiv që ndalon çdo agjenci qeveritare të konkordohet me mediat dhe rrjetin e platformave online që të kategorizojë, kufizojë dhe ndalojë çdo ligjërim të ligjshëm në SHBA. Trump ka paralajmëruar bllokimin e çdo financimi federal që përdoret për etiketimin e ligjërimit të brendshëm si keqinformim apo dizinformim. Ai ka folur për një regjim censure online i cili do të hetohet nisur nga fakti se ka shumë dyshime se janë shkelur të drejtat kushtetuese.

Që këtej e tutje platformat online do të kualifikohen për mbrojtje vetëm nën seksionin 230 që do të rishikohet e që do të thotë standard të larta të neutralitetit, transparencës dhe mosdiskriminimit

ka thënë Trump. Ai ka bërë të qartë se platformave do t’u kërkohet që të eliminojnë përmbajtjen për shfrytëzimin e fëmijëve dhe terrorizmin. Po kështu, Trump ka njoftuar se akademitë dhe universitetet që janë përfshirë në fushata censure duke përcaktuar kategori online si të sinjalizuara, do të humbasin për pesë vjet financim federal për kërkim.

E thënë shkurt, e gjithë arkitektura e kontrollit informativ të atij që Trump e quan Deep State, do të jetë në qendër të aksionit presidencial ekzekutiv që në ditët e para.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.