Blloku Politikë

Xhami dhe dronë për Pasha-Limanin e Europës

Postuar në 10 Tetor, 2024 23:19

Më 10 tetor 2024 Shqipëria mori dy dhurata nga Turqia: Xhaminë e Namazgjasë dhe dronët kamikazë. 
Të parën për besimtarët, të dytën për trimat. Kryeministri Edi Rama tha se dronët janë një mesazh i Turqisë se Shqipëria është e pagoditshme. Nga kush? Askush nuk e di. 
Një shtet bën dhuratë dronët kur ata janë kërkuar më parë, pa folur për faktin se kush do t’i operojë këta dronë. Mos do jenë si xhamia? Armë në menaxhim turk? 

Nëse hedh një sy në internet mund të gjesh shpjegime sesi kjo kategori arme ka evoluuar nga armë kundër sistemeve ajrore në armë sulmi.

Shalsi kërkon publikimin e “planit” të auditimit të KLSH-së

Postuar në 08 Tetor, 2024 18:02

Raportet e Auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të bëra shkak shpeshherë për përfundimin e zyrtarëve të lartë në dyert e SPAK, janë kthyer në objekt debati këtë të martë në Komisionin e Ekonomisë.

Teksa shqyrtohej draft-rezoluta për vlerësimin e veprimtarisë vjetore të këtij institucionin që ka identifikuar me qindra abuzime në tendera e PPP, kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduart Shalsi, kërkon që KLSH-ja t’i dorëzojë atij listën e institucioneve që do të auditojë, duke bërë kësisoj publik planin e punës.

Objekti i komisionit "Xhafa" mbetet tërësisht Politik pas bojkotit nga Drejtësia

Postuar në 04 Tetor, 2024 17:50

Komisionin Parlamentar për Antikorrupsionin, të drejtuar nga Fatmir Xhafaj, një i drejtë mes të padrejtëve ky, është bojkotuar nga të gjitha institucionet kushtetuese të drejtësisë. SPAK, Prokuroria e Përgjithshme, KLP, KLGj, ILDKPI dhe Gjykata Kushtetuese, i kanë thënë JO, pjesëmarrjes me ekspertë në këtë komision që tashmë mbetet me objekt pune tërësisht të politizuar.

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin e Xhafajt

Postuar në 03 Tetor, 2024 21:22

SPAK nuk do të jetë pjesë e Komisionit të Antikorrupsionit. Institucioni i akuzës njoftoi se vendimi për këtë ka qenë unanim, ndërsa do ta asistojë komisionin në fjalë me opinione ligjore sa herë që do të konsiderohet e nevojshme.

Video/Vëngu ngatërron Khomeinin me Khamenein

Postuar në 03 Tetor, 2024 18:49

Shikojeni videon e ministrit Vëngu dje në Komisionin për Dezinformimin. Çfarë sigurie, kontrolli ka. Habitesh. Thua me vete: more ky rrufjan qenka xibër. Jo nga Xibra, por xibër. Nuk kanë thënë kot ca të mençur qeveritarë: Edi Rama është zbulues talentesh.

Vetëm se një vërejtje. Ministri Vëngu dje u paraqit me letër përpara dhe herë pas here dukej se lexonte raportin e vet. Dhe kjo është serioze. Sepse ke përfaqësim zyrtar. Por kur ai flet me letrën përpara referon një episod sipas tij dezinformimi dhe propagande iraniane të janarit, me autor: Ajatollah Khomeini.

Shyqyr që na begenis Rusia dhe Irani që të themi: Jemi, përveçse Vjedhim

Postuar në 03 Tetor, 2024 18:29

Në Shqipëri funksionojnë dy komisione parlamentare që ilustrojnë konfliktin e hapur të shumicës qeverisëe me disa institucione që kanë detyra të posaçme që janë bërë objekt i këtyre institucioneve, por edhe me të vërteta fare të zakonshme. I pari është komisioni për Dezinformimin. I krijuar pak kohë pas nanuritjes elektorale me termin “parti e rublave”, komisioni në fjalë nuk e di as vetë se ku ta gjejë dezinformacionin ashtu siç e përcakton.

Në një raportim dje para këtij komisionit, ministri i ri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu zbuloi se për çfarë bëhet fjalë:

Një luftëtar për Shqipërinë

Postuar në 30 Shtator, 2024 18:45

Nuk dihet pse qëlloi që në momentin kur në Parlament po vërviteshin karriget e protestës për Salianjin, ose po digjeshin, të dilte përpara një shkrim i Ben Blushit i 13 shtatorit me titullin: A duhet të armatoset Shqipëria?

Bektashinjtë e Elbasanit kundër shtetit të Baba Mondit: Të zbatojmë statutin se ka 13 vjet pa u zbatuar!

Postuar në 28 Shtator, 2024 15:47

Komuniteti i bektashinjve në Elbasan nuk preferon të komentojë idenë e qeverisë për të krijuar një shtet sovran  të Urdhërit Bektashi në Shqipëri. Por me një mesazh të kujdesshëm, ata janë kundër qëndrimeve të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë.

Pse askush nuk e kallëzon për shpifje Arben Ahmetajn?

Postuar në 27 Shtator, 2024 00:07

Dënimi me 1 vit burg për shpifje(kallëzim i rremë) i Ervin Salianjit po vepron me forcën e paradoksit ndonëse teknikisht është ezaurim i një procedure konkrete. 
Drejtësia thotë se Salianji ka shpifur dhe ai dënohet. Dakord. Dhe ky vendim do të disiplinojë këtej e tutje lodrën publike të politikës, sidomos skriptet policore të saj. Por dënimi ka me vete komiken e vet. 

Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg

Postuar në 26 Shtator, 2024 22:07

Gjykata e Apelit lë sot në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila ka dënuar me një vit burg deputetin demokrat, Ervin Salianji.

Në vitin 2019, Gjykata e Tiranës e shpalli deputetin demokrat fajtor për 'kallëzim të rremë'' për audio-përgjimin ku pretendohej se vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në trafik droge.

Vendimi i trupës së përbërë nga Elona Toro, Genti Shala dhe Iliba Bezati, u shpall rreth mesditës, ndërsa në sallë ishin të pranishëm thuajse të gjithë deputetët e grupit parlamentar të PD.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë