Blloku Politikë

Tubim në shesh me nëpunësit e Bashkisë

Postuar në 20 Shkurt, 2025 13:52

Kryeministri në detyrë, Edi Rama, ka kërcënuar sot hapur Prokurorinë e Posaçme që të qëndrojnë larg zgjedhjeve duke parë tek Task Force e firmosur mes saj dhe KQZ një proces survejimi. Të mbahet parasysh se KQZ-ja ka vendosur bashkëpunim për krimet zgjedhore edhe me Prokurorinë e Përgjithshme, për të cilin do të firmoset edhe një Protokoll për hetimin e shkeljeve të ligji zgjedhor. Por ky protokoll nuk përmendet, ndoshta sepse SPAK me përkufizim heton implikimin e zyrtarëve.

Beteja e Veliajt nuk është beteja e Shqipërisë

Postuar në 19 Shkurt, 2025 16:45

Erion Veliaj ka reaguar sërish sot. Në mënyrë banale siç di ai, duke sharë e akuzuar prokurorin e çështjes së tij dhe gjykatësin që konfirmoi masën e arrestit. Pas reagimeve të përditshme të këtij personi, nis mandej “debati” dhe opinionet lumë për shkeljen që i është bërë me masën e arrestit.

Të vihet re: Veliaj po konteston masën e arrestit në përgjithësi. Bashkë me gazetarët e vet.

Kujtesë: Këtë në BURG e çoi gjykata, SPAK vetëm e arrestoi!

Postuar në 14 Shkurt, 2025 21:13

Erion Veliaj ka kaq shumë avokatë. Që kanë të gjithë mundësinë të flasin, të shkruajnë, të flasin prapë e të shkruajnë sërish. Erion Veliaj sot përjeton inflacionin më të madh të jetës së tij: për të po bëhen thirrje që SPAK të shkrihet. Ky njeri e çoi jetën nën marzh inflacioni: mbeti gjithë kohës duke u përfolur për diçka që nuk ishte e tija.

Tri ditë në Qyp. U përmbys gjë? Jo, u pastrua trakti urinar i jetës publike

Postuar në 14 Shkurt, 2025 16:32

Erion Veliaj ka tri ditë në burg. Është brenda. Në qeli. As firmos, as vulos. Vetëm shkruan në Facebook. Ka ndodhur gjë? Erdhi fundi? Po shpërbëhet jeta? Jo. Çdo gjë vazhdon si më parë, madje edhe më qetë. Një variabëel e pistë ka dalë nga ekuacioni i jetës publike. Kaq. Do kalojë java, muaji; ai brenda, dhe Tirana do vazhdojë. Procesi gjyqësor patjetër duhet të jetë i rregullt. Me domosdo. Llapjet në Facebook patjetër janë një e drejtë e pamohueshme. Vjen marsi, zgjatet dita, hapet koha. Fundjavat në plazh. Nuk do ikë jeta duke u marrë me një Zdroms. 

Sikur të gjitha të ishin të vërteta, Këta besojnë realisht se Veliaj është i pastër?

Postuar në 12 Shkurt, 2025 20:04

Janë ngritur në këmbë të gjithë: Erion Veliaj është viktimë e një prokurori me emrin Olsi Dado. Ky ka konflikt interesi, është pervers na thonë dhe për këtë shkak ka futur në kurth Erion Veliajn. Dhe që këtu me vrap të reagojmë sepse kryetarit të Bashkisë në burg i është bërë padrejtësi. Atij i është mohuar e drejta bazë dhe i është deformuar akuza.

Në luftë me SPAK-un për arrestimin e Veliajt

Postuar në 11 Shkurt, 2025 19:48

Kryeministri I Shqipërisë Edi Rama është duke folur tani në një takim me rastin e 105 vjetorit të shpalljes së Tiranës, kryeqytet, prej nga ku ai akuzuar operacionin e arrestimit të Erion Veliajt nën një interpretim unik juridic.

Bushka flet aty ku duhet...në Facebook

Postuar në 11 Shkurt, 2025 17:13

Ka reaguar sot në Facebook edhe Klotilda Bushka, e cila flet për “ferrin ku po kalon sot Ajola Xoxa” shoqja e saj e fëmijërisë. Zonja Bushka, e cila mbulon detyrën e Kryetares së Komisionit të Ligjeve, deklaroi në komision se për çështjen e hetimit penal ku figuron si person nën hetim paraprak, ajo “do të fliste atje ku duhej dhe ku flitet për këto gjëra”. Pra në prokurori. Mirëpo zonja në fjalë ka rendur në Facebook për të sqaruar pozicionin e vet të cilin refuzoi ta sqaronte si përgjegjësi morale në Komision.

Video/Subjekti penal Klotilda Bushka: Jam e dinjitetshme!

Postuar në 11 Shkurt, 2025 16:25

Në një diskutim në Komisionin e Ligjeve, deputeti Dashnor Sula ka kërkuar dorëheqjen e kryetares, Klotilda Bushka, për shkak se është objekt hetimi nga SPAK. Bushka ka refuzuar duke deklaruar se është person i dinjitetshëm: 

 

Gjykatësi i ri i Posaçëm

Postuar në 11 Shkurt, 2025 16:02

Kryeministri i Shqipërisë, një njeri i mandatuar për të drejtuar ekzekutivin e Shqipërisë ka deklaruar sot në një koment për BIRN se arrestimi i Erion Veliajt përbën një moment kur hetimi penal ka dalë jashtë shinave kushtetuese. 

Dosja hetimore ngjan me një roman voluminoz mbi gërmimet e kryera në jetën e tij dhe të bashkëshortes së tij.

SPAK: 860 mijë euro blerje bizhuterish online

Postuar në 10 Shkurt, 2025 16:52

deklaratën e sotme të SPAK evidentohet edhe një akuzë për Ajola Xoxen që është si më poshtë: 

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë