Blloku Politikë
Perandoresha e BE-së/ Strategjia e Von der Leyen për të çimentuar pushtetin
Ekipi i ri i Ursula von der Leyen flet shumë për dëshirën e saj për një mandat të dytë të papenguar në krye të Komisionit Europian. 26 komisionerët e rinj janë finalizimi i një strategjie disamujore publike dhe private për të shuar zërat kundër të mandatit të saj të parë si presidente.
“Ajo do të ketë edhe më shumë kontroll mbi gjithçka,” tha një zyrtar i BE-së, i cili, ka folur në kushte anonimati për Politico.
Nuk shoh që z. Rama të ketë ndonjë mbështetje në BE. Ai është pengesa e Shqipërisë sot!
Në një intervistë për MCN Tv, eurodeputeti Fredi Beleri, ish-kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë, ka komentuar edhe ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë, që pritet të hyjë në një fazë shumë më rigoroze. Sipas Belerit dhe në përvojën e tij të shkurtër në PE, nuk ka në të vërtetë ndonjë mbështetje të madhe në BE për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për të cilin ai thotë se e ka propaganduar këtë mbështetje inekzistente.
Ndërron jetë ish-deputeti Gerti Bogdani
Ndërron jetë në moshën 44-vjeçare ish-deputeti demokrat, Gerti Bogdani. Mësohet se shkak është një arrest i papritur kardiak.
Bogdani studioi në Universitetin Politeknik të New York-ut dhe pas diplomimit u kthye në Shqipëri.
Në vitin 2007 kandidoi me Partinë Demokratike për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 Tiranë, garë të cilën e fitoi. Ndërsa në vitin 2009 u zgjodh deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë.
Shqipëria, vendi që ia jep shansin çdo budallai!
Dy prej intelektualëve më të shquar të kohës sonë, Blendi Fevziu dhe Ylli Rakipi, diskutonin dje për një temë shumë aktuale dhe të dukshme: servilizmi dhe nënshtrimi gati reflektiv i të rinjve të sotshëm. Të shkolluar jashtë, të rritur në kushte shumë të mira dhe të paprivuar nga liritë dhe të drejtat , këta të rinj shpalosin një kulturë që të lë gojëhapur.
Edi Rama është 10 hapa para. Ai mendon më shumë për Shqipërinë sesa për vete. Edi Rama nuk ka asnjë të metë.
Nuk ka shpresa për dialog/ Vuçiç propozon paketë me 7 kushte
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, doli me një paketë të re kërkesash, plotësimi i të cilave, sipas tij është parakusht për progresin e dialogut me Kosovën.
Në një deklaratë drejtuar popullit serb, Vuçiç paralajmëroi një fushatë diplomatike globale në funksion të plotësimit të këtyre kërkesave, duke theksuar se nuk ka zgjidhje të mirë për serbët.
Deputete deri në fund!
Diçka e çuditshme ka ndodhur sot në Shqipëri. Zyra e Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar për abstenimin e shumicës socialiste për mandatin e Olta Xhaçkës. Socialistët abstenuan, duke mos kaluar në Kushtetuese shqyrtimin e tij. Ne kemi shprehur shqetësimet tona edhe në raportin e fundit mbi Sundimin e Ligjit në Shqipëri, lidhur me faktin që disa vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar nga Parlamenti, përfshirë edhe në lidhje me këtë çështje, ku vendimi i Gjykatës Kushtetuese daton më shumë se një vit e gjysmë më parë.
Vulin: Bashkimi i dy Gjermanive shënoi nisjen e një konflikti të ri global
Zëvendëskryeministri serb, Aleksandar Vulin, thotë se ribashkimi i Gjermanisë shënoi origjinën e një konflikti të ri global. Duke folur në një samit të sigurisë BRICS në Shën Petërsburg, Vulin tha se ky konflikt i ri ishte hakmarrje për humbjen e Luftës së Dytë Botërore.
Debatikas 2030
Kohët kalojnë dhe çdokush që hyn në politikë, ose që e marrin si rekuzitë për teatrin politik merr formën dhe nis e mendon në mënyrë reflektive sipas shefit. Shikoni nënkryetarin e Grupit Parlamentar të PS-së, Toni Gogu.
Për parantezë, i duhet kërkuar ndjesë Taulant Ballës që aq shumë e kemi tallur e stigmatizuar, pasi në fund të fundit, edhe duke bërë papagallin e kryetarit, ka 20 vjet në Parlament dhe detyrën e drejtimit të grupit parlamentar edhe i takon ta marrë. Toni Gogu? Nënkryetar? Ngjan si Lenka Çuko dhe Pali Miska pas pastrimit të gardës së vjetër!
Një pabesi shqiptare/Mitsotakis mori aprovimin e Ramës për kandidimin tim në Himarë
Në një intervistë për gazetën “Kathimerini” Fredi Beleri, eurodeputet dhe ish-kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, thotë se për kandidimin e tij në zgjedhjet lokale në Shqipëri, Mitsotakis mori aprovimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Për kë të votoj më 2025-n?
Më gjej se kë të votoj vitin e ardhshëm!
Ja pyetja apo kërkesa e një të njohuri që në një fjali të vetme mbërthen dilemën e madhe të kohës që jetojmë në këtë vend. Sepse një ndër aftësitë e pamohueshme të këtij vendi, e jona në tërësi, por sidomos e mentalitetit që sundon në krye është që të bësh të qartë qytetarin se çfarë nuk do.
Për cilin të votosh në vitin 2025? Për Edi Ramën, Spiropalin, Belinda Ballukun, Erion Veliajn? Apo për Sali Berishën dhe familjen e tij?