Një pabesi shqiptare/Mitsotakis mori aprovimin e Ramës për kandidimin tim në Himarë
Në një intervistë për gazetën “Kathimerini” Fredi Beleri, eurodeputet dhe ish-kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, thotë se për kandidimin e tij në zgjedhjet lokale në Shqipëri, Mitsotakis mori aprovimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Gjashtë muaj para zgjedhjeve i thashë Mitsotakisit: “Kryetar, nuk ka për të funksionuar që ju të keni Ramën si mik dhe ai mua si rival. Nuk do të ishte më mirë që të gjendej një kandidaturë më e pranueshme për këdo? Mitsotakis e diskutoi me Ramën dhe Rama tha: Nuk ka problem, le të kandidojë Beleri. Ai ishte i sigurtë se do të më mundte, ndaj nuk dontë dikë tjetër
është shprehur Beleri.
Ky deklarim zbulon një anë të çështjes që ilustron se kryeministri i Shqipërisë ka bërë atë që di të bëjë më mirë: të dhjesë punën. E ftoi kryeministrin grek në Dropull, e priti me valle, e miratoi kandidimin e Belerit dhe pastaj e futi në burg për të vjedhur zgjedhjet. Beleri thotë se si eurodeputet do të ngrejë çështjen e pronave të Himarës në Bruksel në SPAK.
Comments
Beleri? As:)
Te mendosh qe Rama jep ok per kandidaturat e doktorit eshte paksa diabolike. Bejleri u ka ngelur ne dore tani qofte pales shqiptare, qofte asaj greke. Tufa e gazetave shqiptare pro qeveritare por qe e mbronin ne saje te prejardhjes greke nuk e lidhen asnjehere me faktin qe ishte zgjedhje e berishes. Dhe mbushen gjithe shtypin me lajme per muaj me rradhe cdo dite. E njejta gje me palen greke. Askush nuk permendi faktin se beljerin e zevendesoi nje grek tjeter. Dmth, ska lidhje me origjinen fakti i burgosjes por me hajdutllekun.
Kryeministri grek e kupton mire se cfare ndodh nese opozita greke apo dikush tjeter i atashon nje gazetar zoterise eurodeputet, e i kerkon shpesh te prononcohet aty per aty per ceshtje te ndryshme.
Del ne skene qe ai eshte nje perfaqesues i shtreses me injorante ne shoqerine shqiptare, qe s'di te lidhe dy fjale. Dhe kjo ishte gracka qe doktori ngriti me zgjuarsine diabolike te tij, ku rane brenda shumekush.Kjo eshte aresyeja qe askush sot nuk ka deshire te coje pluhur per kete ceshtje.
Add new comment