Blloku Politikë
Akuza: Korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, deklarim i rremë, pengim i së vërtetës
Lidhur me arrestimin e Erion Veliajt dhe masën për persona të tjerë, SPAK ka publikuar njoftimin e mëposhtëm për akuzat:
BE: Do vazhdojmë mbështetjen për SPAK
Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë garanton mbështetjen e BE-së për SPAK përmes programeve të saj.
Pak ditë më parë, Ambasada Amerikane në Tiranë i dërgoi një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, përmes së cilës njoftohej ndërprerja me efekt të menjëhershëm e fondeve, deri në një rishikim të dytë pas 90 ditësh, pas Urdhrit Ekzekutiv të presidentit Trump lidhur me ndihmën në vendet e huaja. Kjo ngrirje e fondeve mes institucioneve të tjera prek edhe SPAK-un.
Në Serbi dhe në Shqipëri
Në Beograd u manipuluan zgjedhjet.
Në Shqipëri akuzohet se u manipuluan zgjedhjet parlamentare.
Në Serbi opozita imponoi përsëritjen e zgjedhjeve.
Në Shqipëri, opozita imponoi marrjen e vulës.
Në Serbi opozita ka kundër ambasadorin e SHBA.
Në Shqipëri, opozita ka kundër SHBA.
Në Serbi opozita premtoi mosbindje civile dhe e organizoi.
Në Shqipëri opozita zyrtare është tribuja e një njeriu që premtoi mosbindje civle nga penxherja.
Në Shqipëri mosbindja civile u harrua dhe nuk u organizuar kurrë.
Në Serbi Mosbindja Civile funksionoi. Në Shqipëri ka mbetur vetëm mosbidja ndaj opozitës
Kryeministri i Serbisë Milos Vucevic ka dhënë dorëheqjen. Ai ka njoftuar se me këtë rast do japë dorëheqjen edhe Milan Djuric, kryebashkiak i Novi Sadit.
Dorëheqja vjen në një situatë kur në Serbi kishte grevë të përgjithshme, një pakënaqësi në rritje dhe një galvanizimim të vazhdueshëm të situatës.
Hap pas hapi, institucione të tëra jashtë rrezes së qeverisë u vunë në krah të studentëve që dëshmuan se ditën të lëvizin dhe të kërkojnë edhe kur kundër tyre është ambasadori amerikan dhe ai i BE-së.
Ballkani i Hapur ishte produktiv. Pasivizimi i adresave në Preshevë, çështje administrative
Në një intervistë për Alqi Koçiko në “Albanina Daily News”, ambasadori serb në Tiranë, Slobodan Vukcevic, ka bërë disa komente për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë, problemin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, por edhe mbi synimet e nismës së Ballkanit të Hapur që u debatua shumë në Tiranë. Vukcevic thotë se ideja e pagëzuar në Novi
"Duty free" Bektashi!
Ka thënë sot kryeministri Edi Rama në një aktivitet me rastin e 95 vjetorit të vendosjes së selisë qendrore të Bektashizmit në Tiranë:
Shpresa te Trump për asgjësimin e SPAK-ut
Një nga urdhrat ekzekutivë të firmosur nga presidenti Trump është pezullimi i menjëhershëm i të gjitha fondeve dhe projekteve të SHBA-ve në vende të tjera të botës.
Këtu përfshihet asistenca teknike që është dhënë për SPAK, për reformën në drejtësi në Shqipëri, për BKH, të gjitha projektet e USAID-it, të gjitha projektet e Ambasadës Amerikane
Kështu është shprehur Edi Harxhi, berishiane e të gjitha orëve në një intervistë për një televizion.
Juridikisht jemi Popull, jo Komb. Kombësia u njihet vetëm Pakicave në Shqipëri
Në fund të dhjetorit të vitit që lamë pas qeveria shqiptare miratoi me propozim të ministrit të Brendshëm një vendim të titulluar: “Për përcaktimin e kritereve, dokumentacionit dhe procedurave për mbledhjen e të dhënave për identifikimin e personave që u përkasin pakicave kombëtare”.
Mbyllja e TikTok hetohet nga BE në raport me Aktin e Shërbimeve Digjitale
”Politico” i ka kushtuar një shkrim vendimit të qeverisë shqiptare për të ndaluar me një vit TikTok në Shqipëri. Përtej përshkrimit të ngjarjeve që lidhen me motivin mbi të cilin kryeministri Rama mori vendimin në fjalë, media në fjalë shton se nga ana e Komisionit Europian po kryen hetimet e veta nëse vendimi vjen në përputhje me Aktin e Shërbimeve Digjitale.
Tha që "kthehem për dy ditë". Publikohet bileta e kthimit më 17 janar
Erjon Veliaj, ose Erion Veliaj, sipas biletës së avionit kthehet në Tiranë më 17 janar. Të paktën këtë thotë bileta që publikohet nga MCN Tv. Shtetasi në fjalë ka ikur nga Tirana më 28 dhjetor dhe kthehet më 17 janar. 20 ditë qëndrimi në Ëashington, nëse i përmbahemi asaj që është publikuar. Ndërkohë në një replikë të tijën ndaj Sali Berishës, shtetasi Veliaj deklaronte se do të kthehej për dy ditë në Tiranë.