Ballkani i Hapur ishte produktiv. Pasivizimi i adresave në Preshevë, çështje administrative

Postuar në 26 Janar, 2025 18:54

Në një intervistë për Alqi Koçiko në “Albanina Daily News”, ambasadori serb në Tiranë, Slobodan Vukcevic, ka bërë disa komente për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë, problemin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, por edhe mbi synimet e nismës së Ballkanit të Hapur që u debatua shumë në Tiranë. Vukcevic thotë se ideja e pagëzuar në Novi Sad më 2019 i përgjigjej nevojave rajonale dhe nuk konkuronte me Procesin e Berlinit.

Sesa produktiv ishte Ballkani i Hapur e provon numri i dokumenteve të firmosur duke nisur nga viti 2019 deri në vitin 2022; në veçanti 3 deklarata të përbashkëta, 8 marrëveshje tripalëshe, 3 marrëveshje dypalëshe, 8 memorandume dhe 3 protokolle. Një ndër rezultatet më të rëndësishme të Ballkanit të Hapur ishte Vizioni i Verës, panair vere tashmë i respektueshëm në Europë, ndonëse me vetëm tri edicione deri më tani

ka thënë Vukcevic.

Lidhur me shqetësimet e ngritura vazhdimisht për gjendjen e shqiptarëve në Preshevë, Vukcevic ka deklaruar se sipas Censusit 2022, në Serbi jetojnë 61 687 shqiptarë, nga të cilët 56 834 jetojnë në Kontenë Pcinja, ose Luginë. Për sa i përket pasivizimit të adresave, Vukcevic ka thënë se akuzat e bëra janë politike dhe se pasivizimi është bërë në përputhej me ligjin në raste të mos verifikimit të subjekteve përkatëse. Ai ka shprehur optimizmin për bashkëpunimin mes Serbisë dhe Shqipërisë në fusha si bujqësia, siguria apo teknologjia.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.