Deputete deri në fund!

Postuar në 13 Shtator, 2024 16:47

Diçka e çuditshme ka ndodhur sot në Shqipëri. Zyra e Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar për abstenimin e shumicës socialiste për mandatin e Olta Xhaçkës. Socialistët abstenuan, duke mos kaluar në Kushtetuese shqyrtimin e tij. Ne kemi shprehur shqetësimet tona edhe në raportin e fundit mbi Sundimin e Ligjit në Shqipëri, lidhur me faktin që disa vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar nga Parlamenti, përfshirë edhe në lidhje me këtë çështje, ku vendimi i Gjykatës Kushtetuese daton më shumë se një vit e gjysmë më parë.

Na inkurajoi fakti që Kryetarja e Parlamentit, gjatë hapjes së sesionit parlamentar javën e kaluar, theksoi si prioritet nevojën që Kuvendi të ndjekë vendimet e mbetura të Gjykatës Kushtetuese. Ajo çka ndodhi dje nuk është një hap në drejtimin e duhur. Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit

deklaron Zyra. Qesharake dhe mjerane! BE-ja kjo! 

Çfarë ka ndodhur? Jorgo Goro që akuzohet se tjetërsoi prona në bregdet për llogari të bashkëshortit të Olta Xhaçkës është në burg. Olta Xhaçka vetë ka 2 vjet që mban Parlamentin pezull për një çështje që është qartazi një konflikt interesi për të cilin ka precedentë po nga ky parlament.

Kalimi në procedurë të tillë është në thelb mbrojtje për zonjën në fjalë që njollos mbarë Parlamentin dhe Shqipërinë me sjelljen e saj. Do të ishte e udhës që kjo zonjë të cilës i pëlqen të mbajë leksione nga Kuvendi, të kishte dhënë dorëheqje nga mandati jo për shkak se këtë e kërkon PD-ja, por sepse askush nuk i beson më zonjës se nuk ka ndikuar në vendimin e Goros. Sali Berisha përfundoi në Penxhere pothuajse për të njëjtën situatë.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.