Video/Vëngu ngatërron Khomeinin me Khamenein

Postuar në 03 Tetor, 2024 18:49

Shikojeni videon e ministrit Vëngu dje në Komisionin për Dezinformimin. Çfarë sigurie, kontrolli ka. Habitesh. Thua me vete: more ky rrufjan qenka xibër. Jo nga Xibra, por xibër. Nuk kanë thënë kot ca të mençur qeveritarë: Edi Rama është zbulues talentesh.

Vetëm se një vërejtje. Ministri Vëngu dje u paraqit me letër përpara dhe herë pas here dukej se lexonte raportin e vet. Dhe kjo është serioze. Sepse ke përfaqësim zyrtar. Por kur ai flet me letrën përpara referon një episod sipas tij dezinformimi dhe propagande iraniane të janarit, me autor: Ajatollah Khomeini.

Mirëpo Khomeini ka kohë që ka vdekur, aktualisht në vend të tij është Ajatollah Khamenei.

Dallim i vogël do thonë njerëzia! Ashtu është në fakt, për dezinformimin po flasim. Plus shqiptarët kanë patur përherë probleme me emrat: një brez mezi mësoi fjalën frigorifer dhe Çekosllovaki, një brez tjetër Ardianin dhe Adrianin nuk e di ç’a dallim kanë. Një brez tjetër Top-Channel e bënë top Qeni. Pse Vëngu të bëjë dallim? Plus ia kanë vënë në letër, por edhe nuk dihet në është shqiptar. Bidua i Arkivave na siguroi se është. Ndaj hajde, vetëm Përpara!

s.zaimi

Comments

Submitted by Mentaliteti i b... (not verified) on

Bidua i Avdiut të Arkivave, vërtetoi edhe biografinë familjare dhe Etnike të Pirros Vengos!
Bidua i Avdiut ha ha ha ha

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.