Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg

Postuar në 26 Shtator, 2024 22:07

Gjykata e Apelit lë sot në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila ka dënuar me një vit burg deputetin demokrat, Ervin Salianji.

Në vitin 2019, Gjykata e Tiranës e shpalli deputetin demokrat fajtor për 'kallëzim të rremë'' për audio-përgjimin ku pretendohej se vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në trafik droge.

Vendimi i trupës së përbërë nga Elona Toro, Genti Shala dhe Iliba Bezati, u shpall rreth mesditës, ndërsa në sallë ishin të pranishëm thuajse të gjithë deputetët e grupit parlamentar të PD.

Vetë Salianji e cilësoi vendimin politik, ndërsa kryeministri Rama u shpreh se “e vërteta vonoi shumë po më në fund nuk harroi të vinte”.

Vendimi ndaj Salianjit është përfundimtar dhe pritet që prokurori i çështjes të firmosë urdhër-ekzekutimin. Vendimi e bën atë subjekt të ligjit të dekriminalizimit, që përveçse se i kushton mandatin aktual, e ndalon atë të kandidojë deri në vitin 2029.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.