shpifje
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg
Gjykata e Apelit lë sot në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila ka dënuar me një vit burg deputetin demokrat, Ervin Salianji.
Në vitin 2019, Gjykata e Tiranës e shpalli deputetin demokrat fajtor për 'kallëzim të rremë'' për audio-përgjimin ku pretendohej se vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në trafik droge.
Vendimi i trupës së përbërë nga Elona Toro, Genti Shala dhe Iliba Bezati, u shpall rreth mesditës, ndërsa në sallë ishin të pranishëm thuajse të gjithë deputetët e grupit parlamentar të PD.
Për shpifjet dhe ankandin kriminal të Veliajt
Përtej fasadës me mbjelljen e pemëve, pamë një kryetar bashkie që për të mos u përballur me shkatërrimin dhe betonizimin që po i ben Tiranës, përdor shpifjet, ofendon gazetarët, hedh baltë mbi çdo njeri që ka një mendim ndryshe për zhvillimin e kryeqytetit dhe e gjitha kjo për të fshehur pazaret e tij me oligarkët.
Dhe gënjeshtrat e Z. Veliaj vazhdojnë ……..
Vetëm 100 lekë - kaq vlejnë fjalët e kryetarit të Bashkisë së Tiranës për Presidentin e Republikës
Padia e Presidentit Bujar Nishani ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, për cënimit të nderit dhe personalitetit, nëse gjykohet si e drejtë nga gjykata, do ta ngarkojë Veliaj me vetëm 100 lekë dëm. "Nëpërmjet çështjes civile nr.