Objekti i komisionit "Xhafa" mbetet tërësisht Politik pas bojkotit nga Drejtësia
Komisionin Parlamentar për Antikorrupsionin, të drejtuar nga Fatmir Xhafaj, një i drejtë mes të padrejtëve ky, është bojkotuar nga të gjitha institucionet kushtetuese të drejtësisë. SPAK, Prokuroria e Përgjithshme, KLP, KLGj, ILDKPI dhe Gjykata Kushtetuese, i kanë thënë JO, pjesëmarrjes me ekspertë në këtë komision që tashmë mbetet me objekt pune tërësisht të politizuar.
Ne mund të spekullojmë se meqenëse SHBA dhe BE janë sponsorë të reformimit dhe krijimit të këtyre institucioneve, është ndërhyrja e tyre që ka përcaktuar këtë bojkot. Nga ana e vet, SHBA dhe BE kanë pranuar “të monitorojnë këtë komision”, diçka cinike nëse konsideron se nëse synimi i komisionit “Xhafaj” ishte mbikëqyrja e organave të drejtësisë penale, u kalua në monitorimin e këtij të fundit.
Mesazhi I bojkototi konstituohet vetiu si me natyrë politike, por ai ka mburojë kushtetuese. Në fund të fundit asgjë nuk i detyron këto institucione të aderojnë në punën e një pushteti tjetër, bashkëpunimi me të cilin rregullohet me mekanizma të qartë.
Ideja e pak kohëve më parë e Eduard Shalsit e kontrollit parlamentar të institucioneve është teknikisht tautologji sepse Parlamenti si legjislativi e ka tagrin ta kryejë këtë gjë. Të vetmin institucion që Parlamenti nuk e kontrollon, në kuptim të zbatimit të ligjeve që miraton është Qeveria. Dhe arsyet mund të merren me mend mirë.
Bojkoti i tanishëm mund të arsyetohet edhe si një shenjë e qartë se reforma e 2016-ës e ka vënë drejtësinë penale dhe me gjasë interpretimin kushtetues të akteve nën sovranitetin efektiv të partnerëve të Shqipërisë. Që janë de facto Tutorë.
Nëse kjo rikonfirmohet atëherë alibia e opozitës se SPAK kontrollohet nga kryeministri vihet në pikëpyetje. Idetë se Rama lëshoi atë e këtë, relativizohen pasi po na bëhet e qartë se kush e ushtron ndjekjen penale në këtë vend. Ata që më 21 gusht 2016 mblodhën me sms në Parlament 140 njerëz dhe u mësuan se votimi i fshehtë nuk është edhe aq i fshehtë.
Dikush mund të thotë se kështu kryeministri gjen edhe një alibi për t’u thënë të vetëve se nuk ju mbroj dot pasi drejtësinë e kanë amerikanët. Por kështu ne kemi një bufon pa kredenciale reale që ka një kundërpeshë në politikë që është një shtet tjetër.
Sa për Fatmir Xhafën, ai le të flasë me vete në komision.
s.zaimi
Add new comment