Blloku Politikë

A kemi një krizë me zyrën e OSBE-së? Ministrja Gjosha i shmanget komentit

Postuar në 21 Shtator, 2015 14:11

A ka një çështje qeveria shqiptare me OSBE-në? Një letër e sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Jashtme për ministritë e linjës, kërkonte para dy ditësh mbyljjen ose përshpejtimin e mbylljes së projekteve me këtë organizëm në Tiranë, edhe pse më pas ministria e zbuti impaktin e këtij lajmi. Në media është folur se kryeministri Rama dhe ambasadori Raunig kanë komunikuar me tone të larta në telefon, ku Rama nuk ka ngurruar të thotë se do dërgojë një notë proteste ndaj Raunig në selinë e OSBE-së në Vjenë.

A ka mashtruar ministri i Brendshëm?

Postuar në 21 Shtator, 2015 13:28

Kryeministri Edi Rama e ‘amnistoi’ ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, nga akuzat dhe insinutat e shumta që po vinin nga shumë drejtime, kur në konferencën e para disa ditëve me policinë, foli për sukses në luftën kundër trafikut të drogës. Po ato ditë, Tahiri do të ndërhynte në emsionin “Opinion” për të deklaruar se makina e përmendur në intervistën e ish-shefit të Antifrafikut në Fier, Dritan Zagani, nuk ishte më e tij, pasi e kishte shitur.

Ambasadori amerikan Lu, takime me presidentin, kryetarin e Kuvendit dhe kryeministrin

Postuar në 21 Shtator, 2015 11:27

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka zhvilluar sot një sërë takimes me përfaqëues të institucioneve qendrore. Raportohet se Lu është takuar me kryeministrin Edi Rama, me Presidentin, Bujar Nishani dhe në orën 13:30 pritet të takohet me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. Nuk bëhet e njohur tema e diskutimeve, por këto takime vijnë pak ditë pasi janë bërë të njohura dy draftpropozime për dekriminalizimin.

Urdhri i ri i Ramës: Nëpunësit publikë që nuk marrin kuponin, ndëshkim deri në largim nga puna

Postuar në 21 Shtator, 2015 11:13

Si në rastin e operacionit për energjinë elektrike, qeveria ka vendosur të ndjekë të njëjtën praktikë edhe në aksionin e shpallur të luftës kundër informalitetit në ekonomi: Ta nisë ndëshkimin nga “vetja”.

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë një urdhër të vlefshëm për nëpunësit shtetërorë, ku çdo nëpunës që nuk merr kuponin tatimor për çdo blerje që bën do penalizohet deri në largim nga puna.

PS-LSI, shkërmoqja e aleancës vazhdon me zgjedhjet për krerët e qarqeve

Postuar në 21 Shtator, 2015 10:01

Kohët e lumtura kanë mbaruar mes PS-LSI në të gjitha nivelet. Ilustrimi më i ri, përtej këmbënguljeve së njëpasnjëshme të kryeministrit Rama se koalicioni shkon mirë, është votimi për anëtarët e Këshillit të Qarkut Shkodër dhe ai Gjirokastër. PS ka ndarë votat nga LSI dhe ka votuar kandidaturat e djathta dhe jo kandidaturat e LSI që pretendonin minimumi një anëtar në qark.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese: “Prezenca e OSBE-së, duhet të qëndrojë. Dekriminalizimi do të shkojë në Kushtetuese”

Postuar në 21 Shtator, 2015 09:31

Ish-Kryetari i Gjukatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu, thotë në një intervistë për gazetën “Shekulli” se kërkesa për largimin e OSBE-së është ekstreme. Sipas tij, Prezenca i “duhet Shqipërisë edhe për disa vjet”. “Ky është qëndrim tërësisht ekstremist. Mendoj se është i shpejtuar, dhe për më tepër është subjektiv dhe nuk duhet përkrahur. OSBE-ja edhe për disa vite duhet të qëndrojë, pasi ne shqiptarët jemi mësuar dhe na pëlqen kujdestaria”, thotë Abdiu.

"Tema” publikon faksimilen: Fatmir Mediu, i dënuar në Milano me 3 vjet burg

Postuar në 20 Shtator, 2015 18:25

Gazeta “Tema” ka publikuar para disa minutash faksimile të atoj që duket një vendim gjyqi nga Gjykata e Milanos, e ku figuron si i dënuar shtetasi me emrin Fatmir Mediu. “Tema” shkruan se është Fatmi Mehdiu, ish-ministri i Mbrojtjes, aleat i ngushtë i Partisë Demokratike, tellallja kryesore e dekriminalizimit. Tani faksimilja është një fakt që publikohet, e që do të kërkojë një deklaratë sqaruese nga Fatmir Mehdiu, që akuzohet. Kuptohet nëse zotëria do ta shikojë të dobishme që të sqarojë opinionin.

Ministri i Brendshëm del nga heshtja verore

Postuar në 20 Shtator, 2015 14:29

Pasi vetë kryeministri doli në konferencën me policinë dhe vlerësoi maksimalisht punën e saj në luftën kundër trafikut të drogës, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, po shfaqet më i shpenguar në reagimet e veta. “Duhet te kisha falenderuar PD qe heret ne mengjes, por s’besoj merziten ti falenderoj pak me vonese per sherbimin e vyer qe po kryejn duke i bere jehone te perditshme sukseseve te Policise se Shtetit. Me shume mirenjohje per Shqupistat”, shkruan ai sot në përgjigje të një deklarate të Edi Palokës nga PD.

“Nuk di të kem parë një opozitë me kaq shumë fat me gabimet e qeverisë. Por opozita nuk ka qenë kaq dobët as në 1997-ën”

Postuar në 20 Shtator, 2015 12:37

Pandeli Majko, deputet i Partisë Socialiste dhe ish-kryeministër shkruan sot për qëndrimin e opozitës e cila sipas tij, nuk po di të përfitojë nga gabimet e qeverisë. Majko del hapur në pozicion kritik kur thotë se “nuk di të kem parë një opozitë që të gëzojë kaq shumë fat me gabimet e qeverisë”. Por Majko shton se opozita nuk është në lartësinë e detyrës dhe ky është fati i qeverisë. “Si rregull, qeveritë fajësohen sidomos për ekonominë kurse opozita është përgjegjëse për debatin politik me të cilin ndërton paralelisht një moral në “pritje” të vendimit të publikut në zgjedhjet e rradhës.

Protestat kundër masave të qeverisë nisin nga Shkodra. Reagon Berisha: Revolucion demokratik

Postuar në 19 Shtator, 2015 13:19

Njerëzit filluan të dalin në rrugë për të kërkuar të drejta që po i kufizohen çdo ditë. Në këtë kuadër ka nisur dhe protesta në Shkodër kundër masave të qeverisë në luftë me informalitetin. Përfaqësues të sindikatave, të biznesit dhe qytetarë të Shkodrës kanë protestuar në pedonalen e qytetit. Protestuesit i kanë quajtur drastike masat e qeverisë kundër informalitetit. “Ne jemi për luftën ndaj informmalitetit, por jo për masat drastike ndaj biznesit”, ka thënë kreu i Bashkimit të Sindikatave, Alfred Tukaj.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Politikë