Blloku Politikë
Elvis Roshi drejt dorëheqjes!
Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi pritet të jetë zyrtari i radhës nga mazhoranca që do të deklarojë dorëheqjen nga funksioni i tij. Burime pranë tij thanë për "ResPublica" se Roshi po shyrton mundësinë e lënies së mandatit të kryebashkiakut të fituar në zgjedhjet e qershorit.
Kjo për shkak të presionit në rritje të ndërkombëtarëve për pastrimin e administratës dhe politikës nga personat me të shkuar të dyshimtë. Roshi ka qenë objekt i akuzave të vazhdueshme nga opozita si një person që për shkak të problemeve me ligjin ka ndryshuar identitet.
Reforma në drejtësi, a po shkojmë drejt një presidenti kukull?
Debati teknik per reformën në drejtësi ka nxjerrë në pah një tjetër diskutim përveç morisë së çështjeve që palët nuk bien dakord. Roli dhe kompetencat e presidentit të Republikës që me ndryshimet që pritet t'i bëhen ligjit në kuadër të paketës për drejtësinë bëhen relative.
Pra në varësi të votave me të cilat ai zgjidhet do të jetë më i fortë ose më i dobët. Në draftin që Partia Demokratike do të depozitojë në Kuvend si pjesë e propozimeve për reformën në Drejtësi, kjo është një ndër pikat që pritet të shkaktojë përplasje mes mazhorancës dhe opozitës.
Kur Sali Berisha dhe Koço Kokëdhima bëhen bashkë
As njëri dhe as tjetri nuk e prisnin të bëheshin bashkë. Por të detyruar nga rrethanat dhe një raport që i rendit të dy në listën e politikanëve me fije të errëta , Sali Berisha dhe Koço Kokëdhima kësaj radhe janë bërë bashkë.
Ata mendojnë njësoj për raportin që hedh dyshime mbi pasurinë e tyre dhe mënyrën sesi ata dhe rrethi i tyre familjar e kanë përfituar. Madje njëri prej tyre është i idesë se OSBE duhet të largohet nga Shqipëria. Sali Berisha e postoi vetë në facebook indinjatën e tij, ndërsa Koço Kokëdhima e shpalli si kërkesë në gazetën “Shekulli” largimin e OSBE-së.
Raporti “i brendshëm”, reagon qendra e OSBE në Vjenë: Nuk është informacioni ynë, por ç’keni thënë për njëri-tjetrin
Pas “rrjedhjes” së një raporti të brendshëm të zyrës së OSBE-së Tiranë mbi politikanët dhe deputetë shqiptarë me cv të dyshimtë, Zyra e shtypit e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së në Vjenë ka bërë një sqarim pas një kërkese të TCH. Në përgjigje ritheksohet qëndrimi i ambasadorit Raunig se “raporti që po flasim nuk është një "raport sekret".
Në pritje të fakteve "tronditëse" që Edi Rama ka për drogën dhe disa reagime
Kryeministri ka vendosur më në fund të flasë me fakte për trafikun e drogës dhe në këtë mënyrë t’u japë përgjigje akuzave të opozitës për implikimin e strukturave shtetërore në trafikun e drogës. Ai ka lajmëruar të mërkurën një dalje të posaçme në TV për të publikuar disa të vërteta që sipas tij do të tregojnë se kush janë të mirët dhe të ligjtë e kësaj historie.
“Neser ne 11.30 te gjithe do te mund te shohin se kush e ka lejuar dhe kush e ka luftuar drogen ne Shqiperi! Prova e fakte kuptimplota liveTv”-thotë Rama në një postim në facebook.
Shumica rrëzon shpejt e shpejt vërejtjet e Nishanit për arsimin e lartë dhe turizmin
Mazhoranca ka rrëzuar në veprimtarinë e komisioneve parlamentare, të dyja dekretet e presidentit për rishikimin e ligjit të arsimit të lartë dhe atij për turizmin. Deputetja socialiste Mimoza Hafizi, relatore për ligjin e arsimit ka argumentuar te gjitha pikat dhe kundërshtimet e ardhura nga Presidenti. Pa i bërë asnjë ndryshim projektligjit, deputetja Hafizi deklaroi se ai nuk cenon autonominë financiare, lirinë akademike dhe nuk ka për synim favorizimin e universiteteve private. Ditën e enjte, ligji i rrëzuar do të kthehet në Kuvend për miratim.
Gatishmëria pa skrupuj e mazhorancës për t'u vetëpastruar
Mazhoranca e sheh veten me shpatulla pas murit nga një kauzë e opozitës që fillimisht e injoroi dhe madje tentoi ta shpërfillte duke hyrë në lojë e imponuar nga presioni në rritje i ndërkombëtareve për të kryer procesin e dekriminalizimt, ose thënë më thjeshtë për të larguar nga radhët e saj persona me precedentë kriminalë që janë të veshur me mandatin e deputetit.
Shuhen shpresat për hapjen e negociatave në vjeshtë, mesazh i qartë nga Brukseli
Me sa duket optimizmi i kryeministrit Rama, dorëheqja e Arben Ndokës dhe arrestimi i Armando Prengës nuk e pastrojnë mazhorancën nga njolla e kriminalitetit dhe kësisoj do t’i kushtojnë Shqipërisë hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian në vjeshtë. Pas seancës dëgjimore me ambasadoren e BE-së në Shqipëri Romana Vllahutin dhe shefen e misionit vëzhgues të zgjedhjeve Odri Gllover, dy raporterët e Komisionit të Jashtëm të parlamentit Europian, Knut Flekenshtein dhe Eduard Kukan e bënë të qartë se pa dekriminalizimin nuk ka avancim në rrugën drejt BE-së.
Ministria e Financave: Tregu i kasave, i liberalizuar që në 2007-n. Po çfarë akuzonte deputetja Kodheli 5 vite më parë?
Ministria e Financave ka reaguar sot zyrtarisht për kompanitë e kasave fiskale dhe akuzat e Konfindustrias për “oligopol”, duke dhënë shifra dhe të dhëna sesi ky sektor është liberalizuar tërësisht që në vitin 2007. Ministria sjell në vëmendje edhe bazën ligjore të vitit 2007 që ilustron këtë liberalizim tregu në detaje teknike. Është interesant pas këtij reagimi, të sjellim në vëmendje një deklaratë për shtyp të deputetes Mimi Kodheli në 28 shtator 2010, pikërisht për kasat fiskale të qeverisë Berisha.
Reagon Bajraktari: Nuk ia kam borxh askujt rikthimin në punë
Ish-shefi i Interpol Tiranës, Artan Bajraktari i rikthyer në detyrë pas shpalljes si i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës për akuzën e fshehjes së urdhër-arrestit ndërkombëtar për Mark Frrokun ka reaguar ndaj deklaratës së Partisë Demokratike sipas të cilës rikthimi në punë i Bajraktarit është dëshmi se urdhër-arresti ndëkombëtar për Frrokun u fsheh me urdhër të Edi Ramës dhe Ilir Metës.
Bajraktari distancohet nga lidhjet me politikën dhe thotë se rikthimi në postin e shefit të Interpolit është një e drejtë që atij ia jep ligji.