Blloku Politikë
Reforma në Drejtësi, jo reforma për Drejtësi
Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, ka dhënë një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shiptare. Duke folur për procesin e Integrimit, Gjosha, shprehet optimiste se vlerësimi në muajin tetor nga progres raporti, do të jetë "shumë i gjerë". "Ne presim në tetor progres raportin i cili do të jetë shumë i gjerë në vlerësime edhe për shkak të reformave që qeveria ka ndërmarrë në shumë fusha.
Për Besnik Mustafajn lufta e Bashës është shumë larg përmbushjes së rolit politik që pritet nga opozita
Besnik Mustafaj, ishministri i Jashtëm e ish-deputet, gjatë një interviste për gazetën “Panorama” komenton zhvillimet më të fundit në Partinë Demokratike. Lidhur me opozitarizmin e dy vitet e fundit nga kreu i PDsë Lulzim Basha, Mustafaj thotë se ai ka qenë qenë përgjithësisht reaktiv. Sipas tij, Basha dhe ekipi i tij kanë reaguar me mprehtësi dhe kurajë ndaj qeverisjes së keqe të Ramës. “Shqisa e tyre denoncuese ka qenë zgjuar. Kjo gatishmëri reaguese ka sigurisht të mirën e vet.
Gjithë fajin e ka Saliu?! Jo: Janë të gjithë si Saliu
Partia Socialiste duket se ka menduar ta anashkalojë dokumentin e OSBE-së që bën një përmbledhje të hajdutëve dhe banditëve që janë parlamentin shqiptar. Kuptohet “referuar medias” për të dhënat kryesore. Edi Rama tërheq karrocën e korrupsionit në këtë listë me 200 milionë euro të supozuara, pasuar nga shumë kolegë të tij. Ilir Meta përflitet se ka urdhëruar vrasje në këtë dokument, kurse Sali Berisha...dihet tashmë çdo gjë. Dokumenti po trajtohet në media, ndërkohë që mazhoranca ka menduar t’ia lërë një deputeti si Taulant Balla që të thotë ndonjë gjë.
Paloka: Rama po sfidon procesin e dekriminalizimit
Sipas Partisë Demokratike kryeministri Rama, nuk ka ndërmend të shkëpusë krimin nga politika. Një ditë më parë, Abedin Oruçi mori kreun e Këshillit të Qarkut të Kukësit, ku sipas demokratëve ka patur edhe incidente. “Pikërisht në kulmin e debatit për dekriminalizimin, kur mbarë shoqëria e opinioni ndërkombëtar kërkojnë veprim të shpejtë për të shkëputur krimin nga pushteti, Edi Rama ka dërguar në krye të Këshillit të Qarkut të Kukësit një person me të shkuar problematike, si Abedin Oruçi”, deklaroi Edi Paloka, kreu i Grupit Parlamentar demokrat.
"Mos më pyesni si bëra milionin e parë...”
Prezenca e OSBE-së ka përsëritur edhe njëherë se materiali i publikuar në media, ku flitet për lidhjet e politikanëve kryesorë, nuk përfaqëson medimin e saj dhe se marrëdhëniet me institucionet shqiptare janë shumë të mira.
Habia e mediave greke me Ramën: E pabesueshme, ka 200 milionë Euro pasuri
Ka bërë çudi edhe në shtypin e huaj pasuria e Edi Ramës, e cila është publikuar nga materiali kofidencial i OSBE-së. Mediat greke e kanë cilësuar si “të pabesueshme” pasurinë e Kryeministrit Rama. “Për herë të parë, raporti referohet në mënyrë specifike mbi pasurinë e Kryeministrit Rama, të cilën e ka fshehur në SHBA nëpërmjet vëllait të tij Olsi Rama. Në raport janë përfshirë edhe akuzat e lejeve abuzive të ndërtimit kur ai ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës”, shkruan gazeta greke iEfimerida.
Me dy fytyra
Një vizitë pune në Landin e Bavarisë u përcoll me nota entuziaste nga zyra për shtyp e kryeministrit shqiptar, çka u përforcua edhe më shumë nga fotoja zyrtare mes dy kryeministrave dhe në veçanti nga qëndrimi entuziast i kreut të qeverisë shqiptare në krah të Horst Seehofer. Mjaft optimist për të ardhmen e Shqipërisë u shfaq kreu i Landit të Bavarisë, që zbuloi se vendin tonë e njihte përmes përshkrimeve të kryeministrit Edi Rama. “Ai e ka paraqitur Shqipërinë kaq bukur sa që unë jam vërtet shumë kureshtar dhe do ta vizitoj këtë vend”- ka theksuar guvernatori i Bavarisë.
Dokumenti sekret i OSBE-së tregon për lidhjet korruptive të Ramës, Metës e Berishës(përditësuar)
Për bëmat e politikanëve tanë në fushën e krimit dhe korrupsionit flasin edhe ndërkombëtarët. Dhe kjo gjë tanimë është e ditur.