Blloku Politikë
Lirohet Dorjan Duçka, zv.ministri i Energjisë, propozim i LSI-së
Qeveria ka vendosur në mbledhjen e saj të sotme lirimin nga detyra të Dorjan Duçkës, zëvendësministër i Energjisë dhe Industrisë. Në vendim thuhet se propozimin për lirimin e tij e ka bërë kryeministri, ndërkohë që nuk është propozuar ndonjë emër zëvendësues. Duçka është pjesë e forumeve drejtuese të LSI-së.
Vilson Ahmeti hedh poshtë akuzën se është ai "ish-kryeministri" i aferës CEZ-DIA
Dje gazeta "Dita" identifikoi Vilson Ahmetin si "ish-kryeministri" që përmendet në çështjen CEZ-DIA. Madje për këtë publikoi dokumente nga dosja e arbitrazhit. Sot Ahmeti ka reaguar duke hedhur poshtë gjithçka. "Dita" shkruan edhe për faktin se Petrit Ahmeti, drejtor i ERE-s, është vëllai i ish-kryeministrit, që në reagimin e vet, thotë se kët shkrime kurdisen pë interesa të caktuara. "I bëj me dije mbarë opinionit se të dy shoqëritë e përfolura në këtë çështje, janë shoqëri private dhe si të tilla nuk kanë nevojë për një negociator apo ‘marifetxhi’ për të lidhur kontratë mes tyre.
Një gjeneral brigade si militant partie, Komisioni i Sigurisë kërkon procedim disiplinor
Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, i ka kërkuar ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, nisjen e procedurave disiplinore për këshilltarin e Presidentit, Piro Ahmetaj. Ky i fundit, që është edhe Gjeneral Brigade, në një ushtri që thjesht është peshë në bordero, ka bërë disa deklarata, që sikur të mos kishin emrin sipër, mund të merreshin me siguri si grafite militantësh. Po përcjellim letrën e Brahos:
Një kronikë e disa zhvillimeve politike të sotme: akuza, por edhe “shashka” për zgjedhje të parakohshme
Ka disa zhvillime politike të ditës së sotme që paralajmërojnë lëvizje dhe tension. Kështu ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, është takuar me disa ambasadorë të BE-së në Tiranë, që ka zgjatur rreth 90 minuta. Takimi u zhvillua në mjediset zyrtare të Delegacionit të BE-së dhe sipas asaj që tha Tahiri, aty është diskutuar për “luftën ndaj narkotizmit, trafiqeve. Diskutuam për Byronë Kombëtare të hetimit..etj.".
"Shekulli”: “Drejtësia të nisë me Sali Berishën. Ose vota do ndëshkojë bukëshkalët”
Ambicia e Partisë Demokratike për të përfshirë njëfarësoj Ilir Metën në procesin e dekriminalizimit të parlamentit dhe të politikës, rrezikon të neutralizojë vetë procesin. Në mos është lojë e qëllimshme pikërisht për të mbajtur këtë gjendje që shohim tani. Kjo nuk ka të bëjë me të vërtetën e Ilir Metës në politikë dhe përfshirjen e tij në afera korruptive, për të cilat tashmë ka një perceptim se janë të gjithë të vërteta, por për faktin se autorët e këtij skenari nuk hedhin dot një hap pa u rrëzuar vetë.
Ish-kryeministri i skandalit të ryshfetit CEZ-DIA është Vilson Ahmeti, thotë DITA
Po merr një kthesë të re çështja e rryshfetit “CEZ-DIA” për të cilën emri i Ilir Metës u përfol i pari. Shprehja “një ish-kryeministër i proceduar edhe më parë për korrupsion”, në dokumentat që avokati Clifford Chance ka paraqitur në gjyq, u lidh menjëherë me kreun e LSI-së. Por gazeta Dita pretendon se sipa burimeve të mirëinformuara mbi gjyqin mes CEZ dhe DIA në arbitrazh, ish-kryeministri në fjalë është Vilson Ahmeti.
Fiasko apo llogari e PD-së me çështjen “Meta” dhe “Avioni 2” për Tahirin?
Partia Demokratike po rrezikon besueshmërinë e vet edhe për deklaratat publike. Ka dy momente së fundmi që krijuan furtunë në jetën politike të vendit, të cilat provojnë se PD-ja, më shumë sesa ka luajtur rolin e vet institucional, duket se ka luajtur poker politik. Rasti i parë është akuza për avionin me drogë që u kaq pak ditë më parë në Itali. U akuzua ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, i cili kundërshtoi duke thënë se avioni kishte lëvizur brenda territorit italian. Sot, Top-Channel, ka pyetur shefin e Interforce në Tiranë, që konfirmon versionin e ministrit.
SHBA: Përshëndesim dorëheqjen e Arben Ndokës dhe arrestimin e Armando Prengës
Ambasada e SHBA-së ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Parlamentin shqiptar. Përmes një reagimi, ambasada vlerëson daljen nga skena parlamentare të deputetëve, Arben Ndoka e Armando Prenga.
Të besosh ministrin Panariti kur thotë se nuk e dinte që fituesi i tenderit të Patokut ishte vëllai i deputetit...
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti thotë se nuk e ka ditur që firma fituese e tenderit të shfrytëzimit të lagunës së Patokut është e vëllait të deputetit Prenga, raporton Tv Klan. Ky tender është shkaku i përplasjes së armatosur mes familjes Cali dhe deputetit Armando Prenga, e cila la 7 të plagosur. Tenderi i zhvilluar në muajin prill iu dha kompanisë së themeluar vetëm pak muaj më herët, “Tekni 01” të Eduard Prengës, vëllait të deputetit. Familja Cali akuzoi menjëherë Ministrinë e Bujqësisë për favorizim të kompanisë “Tekni 01” për shkak se pas saj qëndronte deputeti i mazhorancës.
Kryebashkiakët shkuan, panë, ikën... Por se ç’kompetenca kanë, s’morën gjë vesh
Gjithë çka kuptuan kryebashkiakët e rinj në mbledhje me kryeministrin Rama dhe ministrin e linjës Çuçi, ishte që një kompani e madhe audituese do të vijë t’i mësojë si mbahen llogaritë. Pas mbledhjes së sotme, dy kryebashkiakët që janë prononcuar kanë qenë të djathtë, për arsye të kuptueshme.