Blloku Politikë
Propozimet e ekspertëve për Reformën në Drejtësi: Humbet thelbësisht roli i Presidentit
Bëhen të njohura disa nga propozimet e ekspertëve për reformën në drejtësi, e cila do të duhet të miratohet nga Parlamenti brenda vjeshtës. Ndryshimet janë cilësore dhe prekin disa kompetenca që deri më tani rregulloheshin nga Kushtetuta.
Gomë dhe laps për historinë: "Pavarësia filloi me katolikët dhe arbëreshët". Sa larg do shkojë ky revan?
Tashmë nuk është më risi. Linja katolike në arsim dhe histori, po përvijon një politikë rishkrimi dhe parashtrimi faktesh që nuk kanë sesi të nxirren jashtë kontesktit të axhendave politike.
PD denoncon dokumentin e punësimeve me urdhër partie. Mban firmën e Koço Kokëdhimës
Partia Demokratike bëri publik sot një dokument që mban datën 4 shtator të hartuar nga sekretarja e burimeve njerëzore të strukturës rajonale të Partisë Socialiste për jugun, Silvana Islamaj, e cila u drejtohet të gjitha institucioneve ku u kërkohet me urgjencë të plotësohen formularët për cdo punonjës të administratës. Shkresa i referohet mbledhjes së deputetit Koço Kokëdhima me kryetarët e bashkive të jugut në kuadër të respektimit të marrëveshjes për ndarjen e posteve mes PS dhe LSI.
Kriminale, gjoba 11 milionë euro e Arben Seferit dhe Edi Ramës me mbifaturimet
Të dhënat e bëra publike nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për 11 milionë dollarë mbifaturime të energjisë qytetarëve gjatë periudhës kur qeveria shtriu aksionin "paguaj që ta kesh, burgos që ta shlyesh" janë tronditëse. Është kriminale gjoba që kjo qeveri i ka vënë qytetarëve të të saj, bashkë me terrorin që shoqëroi aksionin e famshëm të pincave dhe prangave.
Basha debaton me deputetët e PD-së: Berisha do ju quante sabotatorë
Një mbledhje e thirrur dje nga Kryetari i PD-së në orën 09.00 të mëngjesit nisi rreth orës 11.00. Kryetari i PD-së ka qenë në zyrën e tij, ndërsa deputetët në sallën e mbledhjeve. Në raportimin e saj “Gazeta Shqiptar” shkruan se nuk dihet për çfarë arsyeje u zgjat takimi, por ai i ka lënë deputetët në pritje të gjatë. E para që është larguar nga mbledhja ishte deputetja demokrate, Majlinda Bregu. Burimet thanë se ajo ka lajmëruar kolegët për ikjen, pasi pritja zgjati tepër dhe ajo kishte një takim me ambasadorë për çështje të ndjeshme të situatës së Shqipërisë në raport me BE-në.
Bamir Topi i qan hallin Parlamentit: "Prodhon të fortët dhe të pashkolluarit". Kush e ka bllokuar rrugën me ndihmën e pushtetit?
Gjatë një interviste për revistën “Java”, Bamir Topi thotë thotë se ky është parlamenti më i gjorë në historinë e shtetit shqiptar: “Çudia e madhe është se sa më shumë kalon koha, aq më shumë përkeqësohen kualitetet politike përfaqësuese dhe për pasojë, sot parlamenti është në gjendje të pashpresë për të udhëhequr sfidat evropiane të Shqipërisë… Padyshim, formalizimi i shtetit dhe ekonomisë është rregull për të gjithë, por nuk duhet të na kujtojë rastin e Martin Shkrelit në SHBA, që mori monopolin e ilaçit për të sëmurët kronikë dhe e shumëfishoi çmimin brenda ditës, duke sjellë panik dhe d
Sollaku sqaron si bëhet hetimi ndërkombëtar: Duhet ndryshime Kushtetuese
Gjatë një prononcimi për të përditshmen “Panorama”, ish-Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, thotë se hetimi nga prokurorë ndërkombëtarë mund të realizohet vetëm nëse do të ketë ndryshime kushtetuese që e rregullojnë këtë hetim. “Nëse ligjvënësi do të ndryshojë kuadrin ligjor për të lejuar hetimin ndërkombëtar të ndonjë çështjeje, së pari, duhet të ndryshojë Kushtetutën, e cila përcakton se ndjekja penale bëhet nga Prokuroria me prokurorë shqiptarë”, u shpreh Sollaku.
“Post Factum” i Mesila Dodës: Largohem nga PD, do punojë për të djathtën moderne
Deputetja Mesila Doda, e zgjedhur në dy legjislatura, vendos të largohet zyrtarisht nga Partia Demokratike. Përmes një letre të hapur të titulluar prej saj “Post Factum”, Doda rendit të gjitha arsyet e këtij vendimi pa harruar të sqarojë se largimi nga partia që themeloi 25 vite më parë erdhi sikundër ajo thotë pas përjashtimit prej saj “de facto”.
“Drejtimi i Duhur”, në kthesë 180 gradë në Dibër
Njësoj si në vitin 2007 edhe tani aleanca PS-LSI po dëshmon se funksionon gjysmë për gjysmë. LSI-ja ka bashkuar votat me PD-në edhe në qarkun e Dibrës, duke marrë kështu drejtimin e tij. Në votimin e zhvilluar nga 17 këshilltarë, përkatësisht të bashkive të Burrelit, Klosit, Bulqizës dhe Peshkopisë, fitues ka dalë kandidati i LSI-së, Hajri Lazi. Në garë ishin edhe Qazim Gjoni i PS-së dhe Sabri Lazi i PD-së. Kandidati i LSI-së mori 10 vota, ai i PS-së, 7 vota dhe ai i PD-së, zero vota.
Ministri i Drejtësisë kërkon shkarkimin e 10 gjyqtarëve
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ka dorëzuar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë një kërkesë për shkarkimin nga detyra të 10 gjyqtarëve në gjykata të ndryshme të vendit. Në bazë të kërkesës qëndron arsyetimi për mosdeklarim pasurie, deklarim i rremë i pasurisë, apo edhe shkelje të rënda në detyrë. Nuk dihet sesi do të veprojë Këshilli i Lartë i Drejtësisë, por një “jo” ndoshta do të theskonte edhe më shumë qëndrimin e shumicës për të vijuar reformën në drejtësi e vetme.